Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, të cilat e kanë fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 30 gusht, në një konferencë për medie të mërkurën kanë prezantuar parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme dhe të cilat nënkuptojnë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.
Parimet e marrëveshjes, të cilat janë përafruar nga liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë” e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Dritan Abazoviq, kanë deklaruar që Qeveria e re e Malit të Zi:
Në mënyrë të përgjegjshme do të zbatojë të gjitha obligimet ndërkombëtare që i ka marrë mbi vete shteti, do të forcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe me përkushtim do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian;
Do t’i depolitizojë plotësisht institucionet kyçe qeveritare, me qëllim të luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
Do të respektojë Kushtetutën e Malit të Zi dhe nuk do të nisë nisma që kanë për qëllim ndryshimin e flamurit, stemës dhe himnit të shtetit;
Nuk do të nis procedurë për tërheqjen e pranimit të pavarësisë së Kosovës;
Nuk do të hakmerret mbi baza politike apo çfarëdo baze tjetër.
Do të miratojë dhe rishikojë të gjitha ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE.
Do t’u mundësojë partive të pakicave pjesëmarrjen në qeveri, pavarësisht se a kanë apo jo status parlamentar.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor Shtetëror, tre koalicionet opoziare kanë fituar 41 mandate. “E zeza mbi të bardhë” në krye me Aksionin e Bashkuar për Reformën (URA) të Dritan Abazoviqit ka marrë 4 mandate, “Për të ardhmen e Malit të Zi” në krye me Frontin Demokratik ka marrë 27 mandate dhe “Paqja është kombi ynë” e Aleksa Beqiqit ka marrë dhjetë ulëse në parlament. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin