Niguez është e ardhmja e Atleticos

20-vjeçari arriti të shënoj një gol fantastik në duel me rivalët e Real Madrid, duke ngritur në këmbë mbi 60 mijë tifozë në ‘Vincente Calderon’, transmeton Telegrafi.
E pas ndeshjes, Simeone tha se Niguez është lojtar shumë i rëndësishme për të ardhmen e Atletico Madridit, duke e lavdëruar atë për golin dhe paraqitjen e mirë.
“Lëndimi i Kokes ishte një goditje për neve, mirëpo Saul ishte brilant duke e zëvendësuar atë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Ai luajti mirë dhe është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e kësaj skuadre. Goli i tij ishte fantastik dhe unë besoj shumë në aftësitë e tij”, tha Simeone. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































