LAJMI I FUNDIT:

Ngritja brilante e Gavit: Nga La Masia te Kombëtarja e Spanjës për vetëm 15 muaj, mund të shkruajë historinë

Ngritja brilante e Gavit: Nga La Masia te Kombëtarja e Spanjës për vetëm 15 muaj, mund të shkruajë historinë

Jeta po ecën me shpejtësi për Gavi, pasi që në moshën 17 vjeçare, ai është ngritur nga La Masia në Kombëtaren e Spanjës dhe atë për një periudhë prej vetëm 15 muajsh.

Pasi iu dha rasti për të luajtur për Barcelonën nga Ronald Koeman, Gavi tani është zgjedhur nga Luis Enrique për të qenë pjesë e skuadrës së Spanjës.


Ai mund të bëhet futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjëherë për ekipin kombëtar spanjoll, edhe pse historia e tij si futbollist filloi në vitin 2015 kur mbërriti në akademinë e Barcelonës.

Real Betisi nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si lojtari u largua lojtari, por që atëherë mesfushori nuk ka bërë asgjë tjetër veçse të përmirësohet dhe zhvillohet.

Rritja e tij ka qenë meteorike në radhët e Barcelonës, pasi Gavi mezi ka luajtur për ekipin e Barcelonës B, duke luajtur vetëm katër ndeshje në atë nivel.

Debutimi i tij i lartë erdhi në verë kundër Nastic në një miqësore para sezonit dhe aty filluam të shikonim se çfarë lojtari mund të bëhej Gavi.

Ndërsa e ardhmja e Ronald Koeman në Camp Nou është në teh, holandezi mund të lavdërohet vetëm për punën e tij me lojtarët e rinj të klubit, me Gavi që është shembulli i fundit.

Duhet të jesh një trajner i guximshëm për t’i dhënë minuta një 17-vjeçari në nivelin e lartë dhe Koeman e ka bërë pikërisht këtë gjë.

Ka paralele me këtë situatë dhe atë të Louis van Gaal dhe Andres Iniesta me trajnerin holandez duke parë diçka në një lojtar të akademisë që askush tjetër nuk e kishte vënë re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori