LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj policit i cili në dhjetor të vitit të kaluar vrau një qytetar në Gjilan

Ngritet aktakuzë ndaj policit i cili në dhjetor të vitit të kaluar vrau një qytetar në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit V.H., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 29 dhjetor 2019, pasi që me armë zjarri privoi nga jeta të ndjerin L.S.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H., më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta të ndjerin L.S., ashtu që derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, pasi arrin në rrugën ‘’NATO 99’’, shkaktohet aksident trafiku me kamionin të cilin ishte duke e drejtuar viktima, tani i ndjeri L.S., me ç’rast pas mosmarrëveshjeve rreth aksidentit me viktimën dhe djalin e viktimës, e nxjerrë armën e zjarrit, ndërsa, pasi viktima hyn në kamion dhe e mbyll derën, i njëjti afrohet tek dera dhe pasi dritarja ishte hapur, gjuan një herë në drejtim të viktimës, ku e godet nën vetullën e syrit të djathtë, i cili për shkak të plagëve të marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.


Policia jep detajet për vrasjen në Gjilan: Dorasi është polic, ai është arrestuar
Lexo po ashtu Policia jep detajet për vrasjen në Gjilan: Dorasi është polic, ai është arrestuar

Me këto veprime, i pandehuri V.H., ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, i njëjti pa autorizim ka mbajtur në posedim edhe dy revole të tjera, të cilat iu janë gjetur në automjetin e tij dhe fikshekë të llojeve të ndryshëm. Në këtë mënyrë ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, para rastit të ndodhur, i pandehuri V.H., në një restorant në fshatin Malishevë, gjersa ishte duke dëgjuar muzikë, me armë zjarri ka shkrepur disa herë brenda lokalit. Me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm’’, nga neni 367 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori