LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj Dejan Pantiqit dhe tre të tjerëve lidhur me demolimin e zyrave të KQZ-së në veri

Ngritet aktakuzë ndaj Dejan Pantiqit dhe tre të tjerëve lidhur me demolimin e zyrave të KQZ-së në veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër katër të pandehurve M.M, A.V, D.P dhe M.V., lidhur me demolimin e zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për Dejan Pantiq, Milan Milenkoviq, Aleksandar Vlajiq dhe Miomir Vakiq.


Kronologjia e ngjarjeve në lidhje me arrestimin dhe lirimin e ish-policit Dejan Pantiq, për rastin të cilit u ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarë të LVV-së
Lexo po ashtu Kronologjia e ngjarjeve në lidhje me arrestimin dhe lirimin e ish-policit Dejan Pantiq, për rastin të cilit u ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarë të LVV-së

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në rrugën “Kollashinska”, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, të detyrimit të padrejtë të një organi publik në këtë rast KQZ-së, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, për derisa zyrtarët e KQZ-së, së bashku me zyrtarë policorë kanë shkuar për të hapë zyrën, këta të pandehur me persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë kryer sulm terrorist duke hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba në drejtim të zyrës së lartë përmendur.

Demolimi i zyrave të KKZ-së, shpërthime e granata dore të prodhimit jugosllav dhe deklarata e kryeministrit Kurti – gjithçka nga situata e sigurisë në veri
Lexo po ashtu Demolimi i zyrave të KKZ-së, shpërthime e granata dore të prodhimit jugosllav dhe deklarata e kryeministrit Kurti – gjithçka nga situata e sigurisë në veri

“Me ç’ rast njëra granatë dhe dy shok bombat kanë shpërthyer ku si rezultat i kësaj janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe është rrezikuar seriozisht jeta e zyrtarëve të KQZ-së, dhe zyrtarëve policorë”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Prokurorisë, me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori