LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja që promovon traditën e kulturën – çfarë pritet të ketë në edicionin e shtatë të “Ballo-s Shqiptare”

Ngjarja që promovon traditën e kulturën – çfarë pritet të ketë në edicionin e shtatë të “Ballo-s Shqiptare”

Ruajtja dhe kultivimi i traditave ka një peshë dhe rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët.

Kjo veçse është dëshmuar ndër vite në bazë të asaj që është transmetuar, si një gjë e çmueshme për popullin dhe origjinën.


E tek kjo, në vend, gjegjësisht në Prishtinë, për herë të shtatë është duke u organizuar mbrëmja kulturore, Ballo Shqiptare.

Ballo Shqiptare 2022 (Foto: Telegrafi)

Ndonëse është shndërruar në ngjarje vjetore, ky eveniment madhështor nuk mungon me risi dhe përplot surpriza.

Të gjitha lajmet nga Ballo Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ballo Shqiptare

Edhe pse koncepti ngelet i njëjtë, mbrëmja karakterizohet me shumë elemente të veçanta.

Ballo Shqiptare 2022 (Foto: Telegrafi)

Ideatorja e këtij eventi, Diellza Kolgeci, për Telegrafin ka shpalosur detajet e asaj që do të shënohet si mbrëmja më e bukur kulturore e vitit.

Se çfarë pritet të ketë, cilat janë të rejat, e si shkoi organizimi, bukuroshja e njohur i thotë të gjitha.

“Edhe në këtë edicion pritet të ketë valle të ndryshme, kostumografi tjetër, e cila zgjedhet nga profesor Dilaver Kryeziu, ansamble të ndryshme nga trojet tona shqiptare. Sivjet do të kemi më shumë të ftuar sa i përket valltarëve, disa instrumente folklorike, do të kemi për herë të parë surle që në asnjë Ballo nuk kanë qenë surlet që i japin një harmoni gjithë këtij organizimi, tupanat normal, aty do të jenë patjetër”, u shpreh ish-Miss Kosova.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Sivjet gjithashtu thuhet se do të ketë një plan program të ngjashëm, ku modelja në vijim theksoi: “Duke e marrë parasysh që tradita e shqiptarëve është shumë shumë e pasur, për një kohë të shkurtër sa zgjat Ballo Shqiptare do të thotë fillojë në orën 19:00 dhe mbaron në orën 22:00, do të thotë kemi rreth dy orë e gjysmë program. Do të shpalosen gjërat më të bukura të traditës, kulturës tonë shqiptare. Do të ketë shumë valle të ndryshme, do të fillojmë me Baletin Kombëtar me në krye Behije Myrtezajn, do të thotë balerinën e Teatrit Kombëtar”.

E në atë se çfarë dallon në edicionet e kaluara, ylli i famshëm trego disa nga pikat kyçe.

“Çdo Ballo dallon nga Balloja tjetër, ndoshta jo thelbësisht, dallojnë vallet që i kemi mjaft të pasura, dallon kostumografia, dallon në përgjithësi organizimi, sivjet do të ketë më shumë gërshetim mes tradicionales dhe modernes, sivjet për herë të parë pas Asim Gashit do të këndojë Mentor Haziri, pasi çdo vit marrim ndonjë të ri, për të interpretuar këngë më moderne, por prapë se prapë që nuk i ikin melodisë shqipe”, shton Kolgeci.

Diellza Kolgeci në “Ballo Shqiptare 2017”

Ikona e bukurisë thotë tutje se ndihet e lumtur që ka arritur qëllimin e kësaj mbrëmje kulturore, duke e përcjellë edhe tek të rinjtë.

“Edicioni i shtatë kuptohet me dy vite pauzë për shkak të pandemisë, ndihem vërtetë e lumtur që qëllimi i vetë Ballos e ka arritur që të bëhet ajo që unë kam dashur, të njihen më shumë traditat, kultura jonë edhe tek të rinjtë, por edhe të rikujtojmë herë pas here ato të bukurat që kemi, çka më bën të lumtur është që njerëzit janë të interesuar për Ballon çdo vit e më shumë”.

Diellza Kolgeci në “Ballo Shqiptare 2017”

Diellza mes tjerash falënderoi edhe bashkëpuntorët, të cilët i kanë qëndruar pranë dhe ia kanë bërë më të lehtë punën në këtë organizim.

“Përkrahje patjetër, kam një ekip vërtet shumë profesionale edhe secili profesionist në fushën e tij Këtu dua të filloj nga Alketa Gashi, moderatorja, e cila që nga fillimi e kam edhe mike por edhe një bashkëpuntore fantastike, pastaj Asim Gashi që kujdeset gjithmonë për muzikën, një njeri profesionist dhe një bashkëpuntor që t’i lehtëson të gjtha ato sa i përket pjesës së muzikës, profesori Dilaver Kryeziu për valle dhe kostumografi, super profesionist, i cili me profesionalizmin e tij bën çdo gjë që të duket vërtet bukur dhe në mënyrën profesionale”, tha ajo.

“Pastaj kam shumë asistentë përreth vetes, këtu duhet ta përmend Blerina Matin e cila është përkujdesur për promon e Ballos Shqiptare, që e ka bërë vërtet një punë shumë të mirë edhe kam bashkëpuntorë të tjerë që mirren me veshjet, me pijet, që mysafirët të kalojnë një natë të bukur dhe të kënaqen me gjithë atë atmosferë”.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Duke shprehur dëshirën që të ketë sa më shumë njerëz, Diellza edhe në këtë edicion u bëri thirrje të gjithëve, për t’u njohur më shumë me atë që prezantojnë e kulturën shqiptare.

“Nga ky edicion pres që njerëzit të vijnë, të kënaqen, të mësojnë më shumë mbi traditën tonë të bukur sepse çdo vit ka diçka të re që do të shpaloset nga tradita jonë, njëjtë sikurse viteve tjera, ka të ftuar nga ambasada dhe media të huaja, që do të thotë nuk janë shqiptare, do të ketë mirënjohje, e kemi dhe një monolog të përgatitur nga Fehmi Ferati që do të fillojë të them ashtu mbi fjalën tungjatjeta apo përshëndetje, të shohim se çfarë do të jetë. Do të ketë po ashtu mirënjohje edhe befasi tjera të cilat do të bëjnë më të gjallërishme Ballon”, përfundon bisedën për Telegrafin.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Për të mos lënë anash kulturën e traditat, ky eveniment ofron një program të bukur e të pasur kulturor – një promovim të mahnitshëm që ndërthur tradicionalen e modernen – që gjithsesi nuk duhet humbur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori