LAJMI I FUNDIT:

Nga tribunat te fusha – tetë stadiumet e Kupës së Botës “Katar 2022” janë plotësisht të klimatizuar

Nga tribunat te fusha – tetë stadiumet e Kupës së Botës “Katar 2022” janë plotësisht të klimatizuar

Të tetë stadiumet e Kupës së Botës të këtij viti në Katar kanë sistem të klimatizuar plotësisht funksional për të lehtësuar zhvillimin e ndeshjeve pasi vendi njihet për nxehtësinë e madhe në çdo stinë të vitit.

Për herë të parë ndonjëherë, Kupa e Botës do të zhvillohet në dimër për shkak të klimës së nxehtë në vendin e Lindjes së Mesme.


Në qershor dhe korrik, periudha tipike për turneun, temperaturat mesatare në Katar janë 42 gradë celsius – prandaj kampionati botëror i futbollit është zhvendosur në nëntor dhe dhjetor.

Por, edhe atëherë temperaturat janë 24 gradë celsius dhe kështu Katarit i është dashur të prezantojë masa për të ftohur më tej stadiumet e tyre për lojtarët dhe tifozët.

Ata kanë instaluar ajër të klimatizuar në çdo stadium, duke pompuar ajër të freskët në tribuna dhe në fushë.

Teknologjia e ftohjes, e cila përfshin përdorimin e energjisë diellore, u zhvillua me ndihmën e universitetit të Katarit.

Por, ishte Dr Saud Abdulaziz Abdul Ghani, profesor në Kolegjin e Inxhinierisë në universitet dhe i quajtur edhe si ‘Dr Cool’, i cili udhëhoqi të gjithë punën.

“Ne nuk po e ftohim vetëm ajrin, por po e pastrojmë”, shpjegoi ai në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA.com.

“Ne po pastrojmë ajrin për spektatorët. Për shembull, njerëzit që kanë alergji nuk do të kenë probleme brenda stadiumeve tona pasi ne kemi ajrin më të pastër aty”.

“Ajri i ftohur paraprakisht hyn përmes grilave të ndërtuara në stendë dhe grykave të mëdha përgjatë fushës. Duke përdorur teknikën e qarkullimit të ajrit, ajri i ftohur më pas tërhiqet, ri-ftohet, filtrohet dhe shtyhet atje ku nevojitet”.

“Gjëja më e rëndësishme për të ftohur në mënyrë efektive është që të mos dëshironi që era e jashtme të hyjë në stadium. Kjo është arsyeja pse madhësia dhe dizajni i stadiumit duhet të studiohen dhe të ndryshohen në përputhje me rrethanat në mënyrë që të bllokojnë ajrin e ngrohtë që të hyjë në stadium”, përfundoi “Dr Cool”.

Kompletohet shorti i Kupës së Botës "Katar 2022": Xhaka dhe Shaqiri sërish kundër Serbisë
Lexo po ashtu Kompletohet shorti i Kupës së Botës "Katar 2022": Xhaka dhe Shaqiri sërish kundër Serbisë

Shorti për turneun u hodh të premten, ku Senegali do të luajë kundër Holandës në stadiumin Al Thumama më 21 nëntor.

Anglia është gjithashtu në aksion në ditën e hapjes së turneut për herë të parë që nga viti 1966, duke u përballur me Iranin në stadiumin Khalifa International. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori