Nga Tomorrowland në Hangover, dimensione të reja me Sunnery James dhe Ryan Marciano (Foto)

Tashmë netët spektakolare të Tomorroëland nuk do të mbeten utopi për publikun kosovar. Hangover club në Gjakovë risjellë atmosferën më të mirë në botë në vendin tonë.
Janë Sunnery James dhe Ryan Marciano ata që do të performojnë në Hangover club në Gjakovë.
Data e performancës ende nuk është konfirmuar, por një nga netët më spektakolare të kësaj vere në vendin tonë definitivisht se do të jenë në Gjakovë.
Valdrin Rizvanolli nga Hangover club konfirmon se përgatitjet janë në fazën finale dhe se atmosfera e niveleve ndërkombëtare do të transmetohet nga Gjakova e do të ndihet ku do në mbarë vendin tonë.
Sunnery James dhe Ryan Marciano janë prej DJ-ve më të mirë të muzikës elektronike të cilët performojnë në ngjarjet më të mëdha, filluar nga Tomorroëland e deri në plazhet e Ibizas dhe Mallorcas.
Dyshja spektakolare nga Amsterdami njihen për projektet e tyre dhe perforamncat në festivalet më të mëdha përfshirë edhe Ultra Music Festival, teksa Kosova ka nderin të jetë në mesin e vendeve më të mëdha evropiane si Spanja dhe Gjermania që janë pjesë te turneut veror të tyre.
Së shpejti pritet të konfirmohet data e një prej netëve më të çmendura në historinë e jetës së natës në Gjakovë dhe një prej netëve më unike të kësaj vere në gjithë Kosovën, teksa Telegrafi Events do të mundësojë për adhuruesit lojë shpërblyese për këtë ngjarje të madhe. /Telegrafi/
















































