LAJMI I FUNDIT:

Nga tetori do të ketë linjë ajrore direkt nga Shkup në Sarajevë

Nga tetori do të ketë linjë ajrore direkt nga Shkup në Sarajevë

Linja ajrore kombëtare greke “Aegean” do të prezantojë një linjë të re ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, nga 2 tetori i këtij viti, njoftuan nga TAV Aeroporte.

Në linjën Shkup-Sarajevë, “Aegean” do të operojë me një aeroplan ATR72-600, me tre fluturime në javë ose çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.


“Jemi të ngazëllyer të njoftojmë dhe të përgëzojmë AEGEAN për vendimin për të futur një fluturim nga Shkupi në Sarajevë nga tetori i këtij viti dhe për të ofruar lidhje të shkëlqyer rajonale, nga Athina në jug, përmes Shkupit, në Sarajevë në veri të Ballkanit. Kjo lidhje ajrore përfaqëson gjithashtu një arritje të rëndësishme në angazhimin tonë si operator aeroporti për të përmirësuar opsionet e udhëtimit ajror për pasagjerët tanë të çmuar”, tha Nexhat Kurt, Drejtor i Përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Deri në fund të orarit veror të fluturimeve për vitin 2023, ose deri në fund të tetorit, ora e nisjes nga aeroporti i Shkupit do të jetë në orën 19:00, me mbërritje në aeroportin e Sarajevës në 20:10, ndërsa ora e nisjes nga Aeroporti i Sarajevës do të jetë në orën 20:50, me mbërritje në aeroportin e Shkupit në orën 21:50. Gjatë sezonit dimëror 2023/2024, oraret e mbërritjes/nisjes do të jenë të ngjashme.

Rezervimi i biletave ajrore është i disponueshëm në faqen e internetit të AEGEAN https://en.aegeanair.com/ dhe përmes agjencive turistike.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë prezantimin e linjës sonë të re ajrore nga Shkupi në Sarajevë, e cila do të fillojë të funksionojë në tetor të vitit 2023 dhe përmirësimin e operacioneve tona ndërmjet Athinës dhe Shkupit përmes rritjes së kapaciteteve dhe frekuencave, pasi kjo pasqyron angazhimin tonë për të zgjeruar praninë në Ballkan dhe të forcojmë gjurmën tonë duke ofruar lidhje të shtuar me shërbime të cilësisë së lartë AEGEAN. Kjo linjë ajrore shënon gjithashtu kthimin tonë në Bosnje pas sfidave të imponuara nga pandemia e Kovid-19 dhe ne jemi të kënaqur të rilidhemi me pasagjerët tanë të çmuar në këtë rajon. Nga tetori, pasagjerët nga Shkupi do të kenë mundësi më të mëdha për t’u lidhur nëpërmjet Athinës me rrjetin AEGEAN me një fluturim pothuajse ditor që do të zgjerojë shtrirjen tonë në destinacionet në Greqi, Evropë dhe Lindjen e Mesme. Kjo risi ofron mundësi për pasagjerët për të eksploruar dhe përjetuar destinacione të ndryshme me komoditetin dhe besueshmërinë e standardeve të larta për të cilat njihet AEGEAN Airlines”, tha Roland Jagi, drejtor kryesor komercial në AEGEAN.

Alan Bajiq, drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës, thekson se prezantimi i kësaj linje ajrore është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët dhe shumë të suksesshëm mes dy aeroporteve dhe “Aegean” , linjës ajrore greke, e cila e njohu rëndësinë dhe potencialin e krijimit të kësaj linje ajrore si një formë e shkëlqyer e përmirësimit të komunikimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe turizmit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bosnja e Hercegovinës./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori