LAJMI I FUNDIT:

Nga targat ilegale në RKS – mbi 1,350 qytetarë në veri kanë riregjistruar veturat e tyre

Nga targat ilegale në RKS – mbi 1,350 qytetarë në veri kanë riregjistruar veturat e tyre
Foto: Ilustrim

Interesim i madh është vërejtur gjatë këtyre ditëve nga qytetarët në veri të Mitrovicës, për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.

Që nga 1 nëntori e deri më sot, mbi 1, 350 qytetarë kanë aplikuar për riregjistrim të veturave në veri.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë deklaruar për Telegrafin, se mirëpresin vullnetin e qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht vendimit të Qeverisë.

“Mirëpresim vullnetin e shtuar të qytetarëve tanë të komunitetit serb të cilët po i përgjigjen pozitivisht vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nga fillimi i vendimit deri më sot 1354 qytetarë kanë konvertuar targa e tyre nga ilegale në të Republikës së Kosovës ku Komuna e Mitrovicës në veri dhe Leposaviqi ka pasur numrin më të madh të konvertimeve deri më sot”, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të bëjnë riregjistrimin e veturave.

“Ftojmë të gjithë qytetarët tanë, të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale që të vazhdojnë të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe të përfitojnë nga lehtësirat financiare deri më 1 dhjetor 2023.”, tha Fetoshi.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

Sveçla: Për katër ditë u regjistruan 471 vetura në veri, atje më nuk ka kriminelë të plotfuqishëm
Lexo po ashtu Sveçla: Për katër ditë u regjistruan 471 vetura në veri, atje më nuk ka kriminelë të plotfuqishëm

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.

Kujtojmë se çështja e targave në të kaluarën ka shkaktuar një sërë krizash në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Fillimisht, më 31 korrik të vitit 2022 u ngritën barrikada për shkak të çështjes së targave dhe në nëntor të po atij viti, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, pasi u suspendua drejtori i policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Gjuriq kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS.

Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli i vitit 2023 të lejohej vetëm qarkullimi i makinave me targa RKS.

Më 23 nëntor 2022, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat që lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, Serbia pranoi që të mos lëshonte më targa të reja dhe Kosova hoqi dorë nga ndëshkimet që parashihte plani për riregjistrimin e makinave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori