LAJMI I FUNDIT:

Nga sot, Twitter do të fillojë heqjen e shenjave blu për llogaritë e verifikuara më herët, për ta mbajtur ‘tickun’ duhet të abonoheni

Nga sot, Twitter do të fillojë heqjen e shenjave blu për llogaritë e verifikuara më herët, për ta mbajtur ‘tickun’ duhet të abonoheni

Twitter më 20 prill do të fillojë heqjen e shenjave blu verifikuese për individët dhe organizatat individuale, ky afat u caktua nga CEO i Twitter-it, Elon Musk më 12 prill.

Kjo do të thotë se nëse keni një llogari të verifikuar me ‘tickun’ blu, tani do të duhet të paguani për ta mbajtur shenjën verifikuese, transmeton Telegrafi.


Llogaritë e vetme që do të mbajnë shenjat e tyre blu janë ato që abonohen në shërbimin me pagesë Twitter Blue.

Abonimi Twitter Blue vjen me çmime të ndryshme në çdo rajon dhe në mënyrën se në cilën pajisje regjistroheni.

Në SHBA, përshembull, kushton 11 dollarë në muaj ose 114.99 dollarë në vit për përdoruesit e iOS dhe Android dhe 8 dollarë në muaj ose 84 dollarë në vit për përdoruesit e uebit.

Llogaria Twitter Verified e bëri një njoftim për këtë çështje në një postim në Twitter.

“Për të mbetur të verifikuar në Twitter, individët mund të regjistrohen për Twitter Blue këtu”, shkroi llogaria duke bashkangjitur edhe një link.

Ngjashëm do të vlejë edhe për organizatat që duan të verifikohen pasi shenja verifikuese është me një ngjyrë tjerë. Kompania po ashtu bashkëngjiti një tjetër link në këtë postim ku organizatat mund të verifikohen. /Telegrafi/