LAJMI I FUNDIT:

Nga sot femrave në Arabinë Saudite u lejohet të shkojnë në palestër që të ushtrojnë

Nga sot femrave në Arabinë Saudite u lejohet të shkojnë në palestër që të ushtrojnë

Femrat në Arabinë Saudite më në fund i është lejuar të shkojnë në palestra të fitnesit, pasi qeveria ka lëshuar një leje speciale për aktivitete sportive.

Me këtë synohet që deri në fund të vitit të hapen në gjithë vendin palestra të fituesit,si pjesë e projektit kombëtar për sistemin e shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

Por përveç fitnesit atyre do t’iu lejohet të merren edhe me sporte tjera individuale, e assesi ekipore siç janë vrapimi, noti, ndërsa ato që ndalohen janë futbolli dhe basketbolli.

Rima bind Bandar, ka deklaruar se mbretëria islame planifikon që do të pjesë të vendit përfshirë fshatrat të ndërtojë nga një palestër.

“Nuk më përket mua të bindi shoqërinë, por mendoj se femrat tona duhet të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe t’i shmangin sëmundjet që vijnë si rezultat i mbipeshës dhe mungesës së lëvizjes”, ka shtuar Rima. Telegrafi/