LAJMI I FUNDIT:

Nga Sean Connery deri te Daniel Craig, aktorët që thanë: “Emri im është Bond, James Bond” (Video)

Nga Sean Connery deri te Daniel Craig, aktorët që thanë: “Emri im është Bond, James Bond” (Video)
YouTube

Agjenti James Bond, me numrin e koduar 007, është një karakter fiktiv i krijuar nga gazetari dhe shkrimtari britanik, Ian Fleming, në vitin 1952.

Ky karakter ka qenë protagonist në 12-të romane dhe dy përmbledhje të shkurtra tregimesh të shkruara nga Flemingu, si edhe në një numër të madh romanesh dhe tregimesh të tjera të shkruara nga autorë të tjerë pas vdekjes së tij (në vitin 1964).


Njëherësh, nga viti 1962 deri në vitin 2015 janë xhiruar në total 26 filma për James Bondin, kurse filmi i radhës është caktuar të dalë në vitin 2019.

Shprehjen e famshme: “Emri im është Bond, James Bond”, e kanë thënë të gjithë aktorët që e kanë portretizuar James Bondin, ndërsa Telegrafi jua sjell të gjithë protagonistët e deritanishëm të filmave të bazuar në karakterin e ‘007’.

Sean Connery: 1962–1967, 1971 dhe 1983

(Foto: Getty Images)

Sean Connery ishte aktori i parë që e portretizoi agjentin sekret në filmin e titulluar “Dr. No” (1962). Ai e ka luajtur rolin e ‘007’ në shtatë filma duke përfshirë: “From Russia With Love” (1963), “Goldfinger” (1964), “Thunderball” (1965), “You Only Live Twice” (1967), “Diamonds Are Forever” (1971) dhe “Never Say Never Again” (1983).

David Niven: 1967

(Foto: Getty Images)

Edhe pse Connery ishte angazhuar në rolin e Bondit, David Niven kishte qenë preferenca e parë e Ian Flemingut. Ndërsa atij iu dha mundësia ta portretizonte agjentin në filmin “Casino Royale”, pasi roli ishte refuzuar edhe nga Connery edhe nga Peter Sellers.

George Lazenby: 1969

(Foto: Getty Images)

Me largimin e Conneryt pas filmit “You Only Live Twice”, producentët e angazhuan aktorin australian, George Lazenby, që ta luante rolin e agjentin britanik. Ai luajti në filmin “On Her Majesty’s Secret Service”.

Roger Moore: 1972–1985

(Foto: Getty Images)

Pasi e xhiroi filmin “Diamonds Are Forever” (1971), Sean Connery u largua nga filmat për James Bondin, përkundër përpjekjes së producentëve që të rikthehej. Roger Moore ishte aktori i radhës që do ta luante agjentin sekret. Ai e portretizoi ‘007’ në filmat “Live and Let Die” (1973), “The Man with the Golden Gun” (1974), “The Spy Who Loved Me” (1977), “Moonraker” (1979), “For Your Eyes Only” (1981), “Octopussy” (1983) dhe “A View to a Kill” (1985).

Timothy Dalton: 1986–1994

(Foto: Getty Images)

Pas pensionimit të Roger Moore në vitin 1985, nisi kërkimi për një aktor të ri që do ta luante rolin e Bondit. Sam Neill, Pierce Brosnan dhe Timothy Dalton u paraqitën në audicion, ndërsa rolin e fitoi i fundit. Ai e portretizoi agjentin sekret në filmat The Living Daylights” (1987) dhe “Licence to Kill” (1989).

Pierce Brosnan: 1994–2004

(Foto: Getty Images)

Tërheqja e Timothy Dalton në vitin 1994, bëri vend për Pierce Brosnanin, i cili edhe në të kaluarën ishte konsideruar për ta luajtur James Bondin. Atij iu ofrua kontratë për tre filma, me opsionin për të luajtur edhe një film të katërt. Paga e tij për filmin e parë ishte katër milionë dollarë që u ngrit në 16.5 milionë dollarë për filmin e katërt. “GoldenEye” (1995), “Tomorrow Never Dies” (1997), “The World Is Not Enough” (1999) dhe “Die Another Day” (2002), janë filmat ku ka luajtur Brosnan.

Daniel Craig: nga 2005–deri më tani

(Foto: Getty Images)

Më 14 tetor 2005, në një konferencë për shtyp u njoftua se Daniel Craig do të jetë aktori i radhës që do ta luajë rolin e Bondit. Fillimisht pati kritika të shumta të fansave të James Bondit për angazhimin e tij në rolin e agjentin sekret, megjithatë filmat ku ka luajtur ai kanë thyer rekorde shikueshmërie. Filmat në të cilët Craig ka luajtur deri më tani janë: “Casino Royale” (2006), “Quantum of Solace” (2008), “Skyfall” (2012) dhe “Spectre” (2015). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina
Kalo në kategori