LAJMI I FUNDIT:

Nga një tjetër planet: Kylian Mbappe, enigmë e pazgjidhur për Real Madridin

Nga një tjetër planet: Kylian Mbappe, enigmë e pazgjidhur për Real Madridin

Kylian Mbappe është njeriu i ditës, i momentit, ndoshta edhe i vitit.

Francezi e kërkoi vazhdimisht golin, ishte si një dhimbje dhëmbi apo dhimbje koke për mbrojtjen e Real Madridit, veçanërisht për Dani Carvajal, që luante me të si ‘maca me miun’.


Po të mos ishte Thibaut Courtois ta mbante portën e paprekur deri në fund me pritjet e tij, Real Madridi do të ishte ndoshta pa shanse për ndeshjen kthyese.

Por në minutën e 94-të ishte Kylian Mbappe ai që gjeti një çarje, një vrimë për të shënuar për 1-0.

Ashtu siç bëri katër ditë më parë ndaj Rennes duke shënuar në minutën e 93-të dhe duke i dhënë tri pikë skuadrës së tij.

‘7’ i PSG-së nuk e përballoi dot presionin e kronometrit dhe kur Los Blancos konsideruan se tashmë morën barazimin, ai rrëzoi gjithçka me një gol të mrekullueshëm me në një aksion personal sikurse në video-lojëra.

Mbappe u fut në mes të Militaos dhe Lucas Vázquez për të përfunduar topin në mes të këmbëve të Courtois dhe pastaj në pjesën e pasme të rrjetës.

Shifrat flasin vetë

Kylian Mbappe ka shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Ai gjatë ndeshjes përveç golit, kishte një saktësi të madhe të pasimeve prej 87 për qind.

Në total ai e preku topin 70 herë, ndërsa gjuajti në portën shtatë goditje, katër  prej të cilave përfunduan në portë.

Ai fitoi gjashtë duele, tentoi gjashtë driblime duke i kompletuar katër prej tyre.

Mbappe fitoi edhe një penallti, që nuk u kthye në gol nga Leo Messi.

Francezi pritet të jetë një rrezik edhe në ndeshjen kthyese që zhvillohet më 8 mars në ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori