LAJMI I FUNDIT:

Nga një fëmijë pa para, pa besimin e trajnerëve të akademisë, në atë që cilësohet tani si një mesfushor me të ardhme të ndritur – kush është Fabio Vieira

Nga një fëmijë pa para, pa besimin e trajnerëve të akademisë, në atë që cilësohet tani si një mesfushor me të ardhme të ndritur – kush është Fabio Vieira

Pavarësisht talentit të tij të jashtëzakonshëm, Fabio Vieiras iu desh të luftonte për t’u treguar njerëzve se e kishin gabim.

Së pari, ishin trajnerët brenda akademisë së famshme të Portos, të cilëve ai iu bashkua kur ishte vetëm tetë vjeç, që vunë në dyshim cilësitë dhe fizikun e tij.


Në takime ata do ta krahasonin mesfushorin – që aktualisht është i gjatë 170 centimetra – me një rreze drite të eklipsuar shumë shpesh në momentet e fazave testuese kur shokët e tij të skuadrës kishin më shumë nevojë për të.

Arsenal have agreed a fee with Porto to sign Fabio Vieira

Më pas, pasi u inkuadrua në ekipin e parë të Portos në qershor të vitit 2020, ishte trajneri Sergio Conceicao që kritikoi publikisht stabilitetin emocional dhe ashpërsinë e futbollit të Vieiras, si dhe naivitetin dhe angazhimin e tij taktik.

E megjithatë, për të gjitha këto ‘dobësi’ të dukshme, Vieira po largohet nga Porto dhe Portugalia e tij si një nga lojtarët teknikisht më të talentuar që klubi dhe vendi ka parë ndonjëherë.

Kjo është arsyeja pse Arsenali dhe Mikel Arteta kanë bërë përpjekje për të sjellë 22-vjeçarin në veri të Londrës.

The star has had to reach the top the hard way

Në kërkim të një mesfushori kreativ, Topçinjtë kanë mposhtur ekipe si Liverpool, Tottenham dhe Real Madrid për të sjellë një nga të rinjtë më të mirë krijues në të gjithë Evropën.

Vieira lindi në një familje modeste në rajonin Santa Maria da Feira, vetëm afro 25 kilometra nga qyteti i fiksuar pas futbollit të Portos, dhe u pa për herë të parë në një turne të të rinjve në Algarve.

Kishte edhe klube të tjera në garë, por Vieira më parë ka pranuar se Porto ishte zgjedhja e lehtë sepse ishte “afër shtëpisë”, duke rikthyer kujtimet vizitave në “Estadio do Dragao” si një djalë i ri me babanë e tij.

Fëmijëria e tij ishte e vështirë megjithatë, prindërit e tij luftuan financiarisht për t’i siguruar Vieiras kushtet për të shfrytëzuar sa më shumë talentin e tij.

Ai u thirr në stërvitjet e akademisë nga miku i babait të tij dhe mbrojtësit të djathtë aktual të Portos, Joao Mario. Pa këto ndihmesa, shumë thonë se ai mund të mos e ketë arritur atë profesionalisht.

Vieira u etiketua nga disa ish-trajnerët e tij si “rebel”, për shkak të edukimit të tij sfidues dhe zhgënjimit në kufizimet në lojën e tij.

Arsenali paguan klauzolën e mesfushorit Fabio Vieira te Porto
Lexo po ashtu Arsenali paguan klauzolën e mesfushorit Fabio Vieira te Porto

Momenti i përparimit erdhi në mënyrë ironike kundër një prej rivalëve londinez të Arsenalit, pasi një 18-vjeçar Vieira shënoi në një fitore 3-1 ndaj Chelseat në finalen e Uefa Youth League të vitit 2019.

Menjëherë pas kësaj, Vieira u fut me shpejtësi në ekipin e parë përpara se të bënte debutimin e tij për U21-të e Portugalisë.

Pikërisht në këtë periudhë dhe vitet që pasuan njerëzit panë Vieiran e vërtetë.

Flisni me ata që janë më afër zhvillimit të tij dhe ata do t’ju thonë se nuk ka asnjë lojtar në Evropë për momentin më vendimtar në fazën e sulmit.

Sezonin e kaluar, përveç shtatë golave, Vieira realizoi edhe 14 asistime – që ishte statistika më e mirë për minuta në ligat kryesore evropiane.

Conceicao kurrë nuk e luajti atë si një numër 10 i vërtetë, përkundrazi e përqafoi Pep Guardiolën e tij të brendshëm për ta përdorur atë si një sulmues të rremë ose anësor.

Si një lojtar jashtë pozicionit të tij, duke pasur parasysh lirinë për të kaluar në faza të fushës, pasimi i fundit i Vieiras është përshkruar si “vdekjeprurëse” dhe “i rrallë”.

Vetëm Lionel Messi realizoi më shumë me topa në diagonale për 90 minuta në ligat kryesore të Evropës sesa Vieira në sezonin 21/22.

Ndoshta nuk është një krahasim me të cilin tifozët e Arsenalit do të jenë shumë të gëzuar, por shumë e shohin atë si një “Mesut Ozil” – një magjistar me gjak të ftohtë para vendimeve të mëdha.

Të tjerë thonë se ai është më shumë në stilin e Bernardo Silvas të Mançester City, që qëndron më shumë nën hije, duke pritur për t’i vendosur bashkëlojtarët para portës.

Me gjithë këto aftësi dhe pritje të mëdha, mbeten dyshime se sa shpejt Vieira do të përshtatet me jetën në Ligën Premier.

Ai është një personazh i qetë, introvert, ende nuk është pjekur plotësisht si lojtar, por që aktualisht Arsenali dhe Mikel Arteta pret shumë nga talenti i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori