Nga Lukaku te Crespo dhe Bastoni – 10 nënshkrimet më të shtrenjta në histori të Interit

Interi është një nga klubet më të trofeshëm në Itali dhe ka pasur disa superyje absolute që kanë veshur fanellën e famshme të Nerazzurrëve gjatë historisë së tyre të lavdishme.
Disa nga këta yje erdhën përmes akademisë së të rinjve të klubit, por më shpesh Interi shpenzonte para për të nënshkruar lojtarë nga klubet tjera.
Kishte lojtarë si Ronaldo dhe Christian Vieri që erdhën në stadiumin Giuseppe Meazza në vitet 1990 me tarifa të mëdha transferimi dhe kjo prirje vazhdoi në shekullin e 21-të.
Vetëm mendoni Hernan Crespo, Zlatan Ibrahimovic, Wesley Sneijder dhe shumë të tjerë!
Por, kush është lojtari më i shtrenjtë i blerë nga Interi?
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku mban primatin me blerjen e tij nga Manchester Unitedi, ndërsa pas tij vjen Vieiri dhe Achraf Hakimi.
10 blerjet më të shtrenjta në histori të Interit
10.Alessandro Bastoni | 31 milionë euro nga Atalanta në vitin 2017














































