Nga Isak te Zubimendi e Huijsen - Formacioni me 11 transferimet më të shtrenjta në afatin kalimtar të verës

Afati kalimtar i verës në pesë ligat kryesore evropiane është mbyllur mbrëmë (e hënë), duke u bërë shumë transferime të mëdha që befasuan të gjithë tifozët e futbollit.
Liverpooli është padyshim klubi i cili shpenzoi më shumë gjatë kësaj vere, duke bërë transferime të mëdha.
Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Giovanni Leoni ishin lojtarët që u transferuan nga Reds këtë verë.
Tre nga ta, Isak (144 milionë euro), Wirtz (125 milionë euro) dhe Ekitike (90 milionë euro) kanë zënë vend në formacionin me transferimet më të shtrenjta gjatë këtij afati kalimtar, i cili kushtoi plotë 879.5 milionë euro.
Në këtë formacionin me transferimet më të shtrenjta, Real Madridi ka dy lojtarë: Dean Huijsen (62.5 milionë euro) Andres Carreras (50 milionë euro), ashtu sikurse edhe Paris Saint-Germain me Ilya Zabarnyi (63 milionë euro) dhe Lucas Chevalier (40 milionë euro).
Nga transferimet tjera të mëdha të bërë këtë verë janë edhe Nick Woltemode nga Newcastle United për 84 milionë euro, Bryan Mbuemo nga Manchester United për 75 milionë euro, Martin Zubimendi nga Arsenali për 70 milionë euro dhe Luis Diaz nga Bayern Munichu për 70 milionë euro.
Vlen të theksohet se pati edhe transferime tjera të mëdha si Benjamin Sesko, Victor Osimhen, Eberechi Eze, Mattheu Cunga dhe Victor Gyokeres, por që nuk pati vend për ta në formacionin më të shtrenjtë. /Telegrafi/




















































