LAJMI I FUNDIT:

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë u vodhën 1 mijë euro

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë u vodhën 1 mijë euro
Foto: Ilustrim

Një person nën kërcënimin e armës ka grabitur 1 mijë euro në një institucion mikrofinanciar të enjten në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Shuma e grabitur është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


“Prishtinë 04.05.2023 – 13:36. Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se një person i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte marrë rreth 1000 euro para të gatshme. Rasti nën  hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte bërë të ditur për Telegrafin se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e arrestimin e personit të dyshuar.

Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, nën kërcënimin e armës një person merr paratë dhe ikën
Lexo po ashtu Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, nën kërcënimin e armës një person merr paratë dhe ikën

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori