Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futsall, Agon Ramadani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

“Pas një kohe të gjatë që e kaluam te Feniksi, i fituam të gjitha. Ne nuk ishim në atë kohë, Bamboo-ja u shua si ekip dhe dëshironim me organizu një ekip të ri, një ekip që ka qenë Mabetex Prishtina, që përbehej me shumicë lojtarësh me shokët e mi”.


“Pas një bisede thamë, te formojmë edhe një klub të ri, por duhej të fillonim nga Liga e Parë. Domethënë, unë e pranova me dëshirën më të madhe me lujtë për atë ekip”.

“Edhe kjo Prishtina 01 që tash i fiton trofetë dhe është kampion i shumëfishtë, nisjet e para i ka pasur nga Liga e Parë”, ka thënë Ramadani mes tjerash.

Episodin e plotë me Agon Ramadanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

telegrafi sport app