LAJMI I FUNDIT:

Nga formacioni, te ‘Topi i Artë’, ‘Trajneri i vitit’ dhe ‘Këpuca e Artë’ – FSHF ndanë çmimet e më të mirëve të vitit 2023

Nga formacioni, te ‘Topi i Artë’, ‘Trajneri i vitit’ dhe ‘Këpuca e Artë’ – FSHF ndanë çmimet e më të mirëve të vitit 2023

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në një mbrëmje gala të organizuar të hënën mbrëma ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit që po lëmë pas.

Në mbrëmjen gala që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, përveç drejtuesve të federatës, klubeve dhe lojtarëve pati edhe shumë personalitete të shquara të futbollit vendor dhe të huaj.


Për të dytin vit radhazi, Orges Shehi është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i vitit”, pasi zhvilloi një tjetër sezon të suksesshëm me ish-skuadrën e tij KF Tirana. Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe trajneri i Egnatia-s, Edlir Tetova si edhe trajneri i Laçit, Mirel Josa.

Ish-trajnerët e ekipit kombëtar, Gianni De Biasi dhe Edoardo Reja i dorëzuan trofeun e rëndësishëm, Orges Shehit, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi.

Arinaldo Rrapaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2023, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit” mbrëmjen e sotme, Rrapaj u shpall futbollisti më i votuar mes kandidatëve të tjerë, Florent Hasani dhe Bekim Balaj.

Ky është “Topi i Artë” i parë në karrierën e mesfushorit të Partizanit, teksa ky çmim iu dorëzua nga i ftuari special i FSHF-së në Mbrëmjen Gala, ish-kampioni i Botës me Italinë, Ambasadori i UEFA-s, Gianluca Zambrotta, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e kësaj mbrëmje magjike.

“Topi i Artë” 2023 për vajza i është dhënë futbollistes së Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, Megi Doçi. Në garë për këtë çmim tepër të rëndësishëm ishin edhe futbollistja e Apolonisë, Valentina Troka dhe lojtarja e Vllaznisë, Ezmiralda Franja.

Ishte ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, ai i cili i dorëzoi këtë trofe të rëndësishëm Megi Doçit. Në fjalët e tij përshëndetëse, Lala uroi Megi Doçin dhe të gjithë fituesit e tjerë dhe vlerësoi arritjet e futbollit shqiptar, në veçanti të Kombëtares kuqezi.

“Këpuca e Artë 2023” për djem iu dha sulmuesit nga Kosova, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati. “Këpuca e Artë 2023”, Florent Hasani falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen, në veçanti klubin e Tiranës.

Përveç çmimeve individuale, në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit 2023, i përbërë nga 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në “Abissnet Superiore”.

Për të shpallur emrat e fituesve janë ftuar në skenë ish-futbollistët e Kombëtares shqiptare, Afrim Tole dhe Armend Dallku, të cilët kanë lexuar emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisionet sportive në televizionet shqiptare.

Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Alen Sherri (portier), Andi Hadroj (mbrojtës), Renato Malota (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Florjan Përgjoni (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Fernando Medeiros (mesfushor), Tedi Cara (sulmues), Raphael Dwamena (sulmues), Florent Hasani (sulmues).

Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori