LAJMI I FUNDIT:

Nga FC Prishtina 01 thonë se nuk do të ndalen – kërkojnë të shkruajnë historinë e futsallit kosovar

Nga FC Prishtina 01 thonë se nuk do të ndalen – kërkojnë të shkruajnë historinë e futsallit kosovar

Prishtina 01 u kualifikuar në Main Round ty Ligës së Kampionëve dhe janë gati të shkruajnë historinë në këtë fazë. Në një intervistë për Telegrafin, rreth sukseseve të deritashme dhe ato që synojnë, kanë folur presidenti Bledion Bryma dhe kapiteni i ekipit, Shefki Kameri.

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës këtë sezon, Prishtina 01 ka bërë krenarë gjithë Kosovën duke u kualifikuar si e para e grupit në ndeshjet para-eliminatore të zhvilluara javën e kaluar.


Pas dy fitoreve bindëse ndaj skuadrës islandeze, Isbjorninn (11:1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5:1), prishtinasit barazuan 1-1 me KSC Lubawa duke u konfirmuar si lider i grupit dhe duke kaluar në fazën Main Raund.

Në Main Round, Prishtina 01 do të takohet me Kaunas Zalgirisit (Lituani), Kampuksen Dynamos (Finlandë) dhe Ael Limassol (Qipro) në kuadër të Grupit 7, të cilat do të zhvillohet në Lituani më datat 25, 26 dhe 28 tetor.

Prishtina 01 mëson kundërshtarët për Main Raund të Ligës së Kampionëve në futsall
Lexo po ashtu Prishtina 01 mëson kundërshtarët për Main Raund të Ligës së Kampionëve në futsall

Për sukseset në fazën para-eliminatore dhe ato që i presin në Main Raund ka folur presidenti i kryeqytetasve, Bryma, i cili ka treguar për Telegrafin se janë të lumtur me arritjen, pas punës së madhe, por duan ta shkruajnë historinë duke kaluar edhe këtë fazë dhe atë me gjithë futbollistë vendas.

Presidenti i Prishtina 01 gjithashtu ka kërkuar përkrahje nga institucionet dhe bizneset private, pasi sipas tij një gjë e tillë do të ishte e mirëseardhur.

“Jemi shumë të lumtur që kaluam raundin e parë. Kemi bërë një punë të madhe si klub dhe tashmë po i gëzojmë sukseset. Ndeshja e fundit ishte emocionuese, pasi e dinim që barazimi do ta mbante në vendin e parë, pasi kishim shënuar gola më shumë se sa kundërshtari. U bë lojë e fortë, por në fund arritëm të merrnim atë që donim”, ka thënë ka thënë fillimisht Bryma për Telegrafin.

“Tashmë kemi kaluar në Main Round dhe kemi mësuar kundërshtarët. Çdo fazë që kalon bëhet më e vështirë, por me grupin që kemi besoj që edhe kësaj radhe do të dalim fitues. Lojtarët e kanë mundësinë të shkruajnë historinë e futsallit kosovar”.

“Ndeshjet janë në muajin tetor dhe zhvillohen në Lituani. Do të përgatitemi maksimalisht për këto ndeshje. Përkrahja institucionale në këto momente për klubin do të ishte e mirëseardhur, por edhe ajo e bizneseve private. Kjo pasi e kemi mundësinë të shkruajmë historinë e futsallit kosovar, me të gjithë lojtarë vendor, pra 100 për qind ”, përfundoi presidenti i FC Prishtina 01.

Përveç Brymës i lumtur me suksesin ndihet edhe kapiteni, Shefki Kameri, i cili tha se me besim të madh në ekip arritën këtë sukses dhe duan ta shtojnë atë edhe me kalimin e grupit në Main Raund, për të shkruan histori me kalimin në Elite Round.

“Suksesin në Ligën e Kampionëve e vlerësojmë shumë lartë. Jemi te lumtur që me këtë sukses e kemi përfaqësuar edhe shtetin tonë në mënyrën më të mirë në arenën ndërkombëtare. Suksesi besojmë se është arritur si pasojë e një pune të gjatë, nga secili anëtar i klubit”, ka thënë fillimisht Kameri për Telegrafin.

“Shumë pak kanë besuar se ne do e kalojmë këtë grup, mirëpo ne besuam shumë, pasi i kemi besuar punës që kemi bërë”.

“Kualifikimi nga ky grup i vështirë në Main Raund është sukses në vete, mirëpo siç treguam në këtë grup, në kemi mundësi dhe kualitet të garojmë me klube evropiane”.

“Besojmë se do e dëshmojmë prapë. Grupi do të jetë i vështirë, mirëpo me kualitetin që e posedojmë, besojmë se do e kalojmë edhe këtë grup dhe do te paraqitemi në Elite Round”, përfundoi kapiteni i FC Prishtina 01.

Në këtë sukses të madh të bardhekaltërve kanë luajtur rol të gjithë lojtarë, duke filluar nga kapiteni Kameri te lojtarët Halim Selmanaj, Ramadan Alaj, Drilon Maxharraj, Ari Kaqanolli, Malush Qerimi, Fitim Krasniqi, Arif Limani, Ylli Mazreku, Ermir Kryeziu, Fatbardh Abazi dhe Dren Gjinovci deri te portierët Bajram Ramadani e Enis Hoxha.

Rol të madh dhe meriton për sukses janë edhe trajneri kryesor Hakim Ahmeti, ndihmësi i tij Ferid Agushi dhe menaxheri i ekipit Oso Gjinovci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori