LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna rinis testimi për patentë shofer

Nga e hëna rinis testimi për patentë shofer

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka marrë vendim për rifillimin e mbajtjes së testimeve për patentë shofer.

Mbajtja e testimeve do të nis nga e hëna me 20.07.2020, konform lehtësimit të masave në zbatimin strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.


Për katër muaj rresht, asnjë kandidat nuk ka mundur të hyjë në provimin teorik dhe praktik për marrjen e patentë shoferit, për shkak të përhapjes së coronavirusit në Kosovë.

Njoftimi i plotë i MI-së:

Ministria e Infrastrukturës, njofton kandidatët dhe autoshkollat për rifillimin e punës së NJPSH-ve me kandidatë, duke filluar nga 20.07.2020, konform lehtësimit të masave në zbatimin strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, si në vijim:

• Zbatimin e masave anti Covid-19 dhe udhëzimeve të përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH (Manuali),

• Sipas rekomandimeve, të gjitha njësitë do të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre (zyre dhe salla),

• Pranimi i aplikacioneve do të bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse (maskës) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së (paku 1.5m2),

• Kandidatët për t’iu nënshtruar provimit (teorik dhe praktik), obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,

• Kandidatët gjatë pritjes për hyrje në provim dhe marrje të rezultatit, obligohen në respektimin strikt të distancës fizike sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,

• Numri i kandidatëve në salla do të jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike,

• Në hyrje të objekteve të NJPSH-ve dhe salla, do të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

• Komunikimi i rezultatit të provimit teorik do të bëhet jashtë sallës (deri sa bëhet dezinfektimi i ambientit për terminin tjetër).

Zbatimi i masave është obligativ dhe do të mbikëqyret nga institucionet relevante. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

UBT
Kalo në kategori