Naomi Campbell i ka befasuar fansat me lajmin se u bë nënë për herë të parë, teksa supermodelja 50-vjeçare shpërndau fotografinë me të sapolindurin.
Bukuroshja afro-britanike ka pasur një seri joshësish të famshëm ndër vite ndër vite, që prej yjeve të Hollywood te manjatët e naftës, biznesit e sportit, madje edhe disa këngëtarë.
Kështu teksa fansat mundohen të kapërdijnë lajmin e lindjes së Naomi megjithëse nuk besohet se është në çift me dikë, mediat kanë përgatitur një katalog të historisë së saj shumëngjyrëshe të romancave.
(Foto: Instagram/naomi)
Në fillim të viteve 90-të, Naomi u përfol në media për lidhje me yllin e Hollywoodit, Robert De Niro, por vet ajo nuk ka komentuar fare për zhurmat, transmeton Top Channel.
Duke përshkruar jetën e saj romantike asokohe, Naomi tha: “Për mua, privatësia është shumë e rëndësishme për të njohur dikë, dhe puna ime nganjëherë nuk më lejon”.
“Por secili ka mënyrat e tij. Këtë ma ka mësuar Robert De Niro. Të jesh vetëm nuk do të thotë se je i vetmuar. Unë nuk kam kohë të mërzitem dhe as të jem e vetmuar”.
(Foto: Instagram/naomi)
Megjithëse nuk është martuar kurrë, Naomi në vitet 1993-1994 ka qenë e fejuar me basistin e grupit muzikor botëror irlandez U2, Adam Clayton. Me gjithë ndarjen e tyre në 1994, bukuroshja gjithmonë ka folur pozitivisht për muzikantin.
“I kam shokë të gjithë djemtë e U2. I gjithë grupi është i mrekullueshëm. I njoh prej kohësh dhe kam vetëm gjëra pozitive për thënë për Adam e të tjerët”, ka thënë Naomi.
Në vitin 1995 ajo nisi një ‘gjysmë histori’ me aktorin fitues të çmimit Oscar, Leonardo DiCaprio, e cila përfundoi shumë shpejt.
(Foto: Instagram/naomi)
Nga viti 1998 deri në 2002, Naomi është shoqëruar me biznesmenin ‘playboy’ italian, Flavio Briatore. Pronari i skuadrës së Formula 1, Benetton, ishte 21 vjet më i madh se e dashura e tij por kishte një pasuri prej më shumë se 300 milionë euro. Pas ndarjes ai kishte thënë: “Ajo është e mrekullueshme, por më mirë si shoqe sesa si e dashur”.
Ndërsa Naomi tha për revistën Marie Claire: “Unë nuk do të jem një trofe për askënd. Nuk mund të jem në kuzhinë duke përgatitur mëngjesin me taka të larta”.
(Foto: Instagram/naomi)
Ende nuk dihet se sa të lidhur ishin Naomi e muzikanti P Diddy, por për diçka të tillë u përfolën në 2002.
Nga 2005 deri në2006, Naomi shoqërohej me trashëgimtarin e naftës Badr Jafar, me të cilin ishin çift për afro dhjetë muaj. Për ditëlindjen e 35-të të Naomit, ai kishte prenotuar tetë kate të hotelit Burj al Arab në Dubai, për një festë një milionë dollarëshe. Pasuria e tij llogaritet në dy miliardë dollarë.
Naomi dhe manjati brazilian, Marcus Elias, thuhet se ishin fejuar në një pikë të lidhjes së tyre, e cila besohet se ka mbaruar në 2008.
Marrëdhënia më e gjatë e modeles duket se ka qenë miliarderi rus, Vladislav Doronin (2009-2013), me të cilin ajo shihej shpesh në udhëtime ekzotike.
(Foto: Instagram/naomi)
Ndërsa në korrik 2016, Naomi u zbulua nga paparacit në intimitet me miliarderin Hassan Jameel, edhe pse nuk e konfirmoi asnjëherë romancën me të.
Më së fundmi, në 2019 Naomi u lidh nga mediat me këngëtarin e grupit “One Direction”, Liam Payne, 23 vjet më i vogël se ajo, pas ndarjes nga historia e shkurtër me reperin Skepta. Edhe kjo romancë nuk zgjati shumë.
Në një intervistë me Jonathan Ross, Naomi thotë: “Nuk e diskutoj kurrë jetën time private. Kam pasur shumë histori, është pak qesharake por unë duhet të vazhdoj me jetën time”.
(Foto: Instagram/naomi)