Nga Berlini në Barcelonë - Tayna sjell në YouTube dokumentarin që zbulon prapaskenat e albumit “Genesis”

Reperja e njohur, Tayna, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke festuar 8-vjetorin e saj artistik me një event të veçantë në Prizren, qytetin e saj të lindjes.
Në këtë mbrëmje festive, ajo mblodhi miq, familjarë dhe figura të njohura të skenës muzikore, për të ndarë jo vetëm suksesin e rrugëtimit të saj artistik, por edhe projektin më të ri muzikor.
Eventi u shoqërua me promovimin e albumit të saj të fundit “Genesis”, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe në publik dhe në rrjetet sociale.

Një nga momentet kryesore të mbrëmjes ishte shfaqja e dokumentarit të realizuar nga artistja, ku ajo sjell prapaskenat e punës, procesin krijues dhe udhëtimin e realizimit të albumit.
Në dokumentar përfshihen edhe xhirime nga qytete të ndryshme evropiane si Berlini dhe Barcelona, duke treguar nga afër përkushtimin dhe punën intensive pas projektit muzikor.

Dokumentari tashmë është publikuar edhe në platformën YouTube, ku fansat mund ta ndjekin të plotë dhe të zbulojnë më shumë nga sfidat e puna e madhe që qëndron pas gjithë kësaj.
Ajo ka falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky 8-vjetor është vetëm një etapë e re drejt projekteve edhe më të mëdha në të ardhmen. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com











































