Nga Atletico te Barcelona e Real Madridi – 18 lojtarët që rrezikojnë t’i humbasin gjysmëfinalet në rast ndëshkimeve

Ndërsa sezoni i Ligës së Kampionëve hyn në fazën vendimtare, problemet me pezullimet dhe dëmtimet po shtohen për klubet kryesore evropiane.
Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid shkojnë drejt ndeshjeve çerekfinale me rrezikun real që në rast kualifikimi të jenë pa disa nga lojtarët kyç në gjysmëfinale.
Me rritjen e presionit dhe rëndësisë së ndeshjeve, shtohet edhe mundësia për ndërhyrje të ashpra apo faulle taktike, të cilat mund të rezultojnë në kartonë që sjellin pezullime.
Nëse Atletico Madrid ose Barcelona kalojnë më tej nga përballja e tyre direkte, në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e çiftit mes Arsenalit dhe Sportingut.
Ndërkohë, nëse Real Madridi arrin të përmbysë rezultatin ndaj Bayern Munich, do të ndeshet me njërën nga Paris Saint-Germain ose Liverpool.
Atletico Madrid – 8 lojtarë
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone është më e ekspozuara ndaj pezullimeve, megjithatë, lojtarë si Thiago Almada, Alex Baena dhe Giuliano Simeone pritet ta kenë më të lehtë për të shmangur kartonët.
Pablo Barrios vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë e ndeshjes.
TOMORROW, ALL TOGETHER.
AUPA ATLETI SIEMPRE ❤️🤍❤️🤍❤️🤍 pic.twitter.com/VMl2U7nQDr
— Atletico Universe (@atletiuniverse) April 13, 2026
Ndërkohë, katërshja e prapavijës Matteo Ruggeri, Clement Lenglet, Robin Le Normand dhe Marcos Llorente, ndodhen të gjithë një karton larg pezullimit.
Marc Pubill është tashmë i pezulluar dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës.
Barcelona – 5 lojtarë
Barcelona ka gjithashtu disa lojtarë në rrezik pezullimi, Lamine Yamal i shpëtoi kartonit në ndeshjen e parë, por mbetet në rrezik.
Në të njëjtën situatë janë edhe Fermin Lopez, Gerard Martin dhe Marc Casado, ndërsa së fundmi listës i është shtuar edhe Joao Cancelo pas kartonit të marrë në ndeshjen e parë.
Flick: "Frenkie de Jong can start the match, but it's not decided."
— barcacentre (@barcacentre) April 13, 2026
Ndërkohë, Pau Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit.
Real Madrid – 5 lojtarë
Real Madrid shpreson ende për një përmbysje ndaj Bayern Munich, megjithatë, disa nga emrat më të rëndësishëm janë një karton larg pezullimit.
Në repartin ofensiv, Jude Bellingham, Rodrygo, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior janë në rrezik, edhe pse Rodrygo pritet të mungojë për shkak dëmtimi.
Në mbrojtje, edhe Dean Huijsen dhe Alvaro Carreras duhet të tregohen të kujdesshëm.
Ndërkohë, Aurelien Tchouameni është aktualisht i pezulluar pas kartonëve. /Telegrafi/






















































