LAJMI I FUNDIT:

NFT me vlerë 284,495 dollarësh shitet aksidentalisht për vetëm 2,844 dollarë

NFT me vlerë 284,495 dollarësh shitet aksidentalisht për vetëm 2,844 dollarë

Një tregtar i hutuar shiti aksidentalisht një token (NFT) për një të qindtën e çmimit të tregut.

NFT-të janë fenomeni më i fundit i kriptomonedhës që është përhapur. Me fjalë të thjeshta, NFT-të transformojnë veprat dixhitale të artit dhe koleksione të tjera në asete unike, të verifikueshme që janë të lehta për t’u tregtuar në blockchain.


“Bored Ape Yacht Club” është një koleksion prej 10,000 pjesësh të artit dixhital NFT që jetojnë në zinxhirin e bllokut ethereum (eth).

Të shtunën, pronari i një vepre të tillë arti shiti aksidentalisht NFT-në për një fraksion të asaj që vlente.

“Unë listoj shumë artikuj çdo ditë dhe thjesht nuk po i kushtoja vëmendje”, tha ai për CNN-in.

Ai tha se NFT u ble menjëherë nga një llogari e automatizuar, e cila më vonë e rishiti copën për 59,99 eth (227,558 dollarë).

“Sapo klikova, nuk kishte asnjë mënyrë për ta ndaluar atë. Dhe këtu brenda bukurisë së Blockchain mund të shihni se është edhe i sinqertë dhe i pafalshëm”, tha ai.

“Unë mësova shpejt të mos jem shumë emocional kur bëhet fjalë për tregtimin,” shtoi ai. “Industria është kaq e re, gjëra të këqija do të ndodhin pavarësisht nëse është faji juaj apo teknologjia. Pasi të mos keni më kontrollin e rezultatit, harroni dhe vazhdoni”.

Arti virtual është krijuar dhe është folur për vite me radhë. Por tani, falë mbështetjes nga të famshëm të ndryshëm si Elon Musk, Lindsay Lohan dhe Steve Aoki, dhe ndoshta më e rëndësishmja, teknologjisë blockchain, ajo jo vetëm që ka hyrë në rrymën kryesore, por po gjeneron shumë shuma parash për artistët dixhitalë dhe koleksionistët online. /Telegrafi/