LAJMI I FUNDIT:

Neymar mund të përfundonte në vitin 2008 te Lokomotiva e Moskës – Rusët në fund nuk e morën, nënshkruan me një futbollist tjetër që doli të jetë dështim

Neymar mund të përfundonte në vitin 2008 te Lokomotiva e Moskës – Rusët në fund nuk e morën, nënshkruan me një futbollist tjetër që doli të jetë dështim

Karriera e Neymarit ka ndryshuar prej se nënshkroi për PSG-në për 222 milionë euro, por në vitin e 2008, ai do të mund të përfundonte të Lokomotiva e Moskës.

Kur ishte i ri lojtari me Santosin e tij ishte në Mediterranean Cup, ku gjiganti rus e kishte pëlqyer dhe ishte gati të ofronte rreth 10 milionë euro për shërbimet e tij.


Megjithatë, transferimi siç dihet nuk u bë, për arsye të çmimit të lartë për një të ri.

Lokomotiva vendosi që ta marr të riun, Alan Gatagov.

Lojtari që zgjodhi Lokomotiva

“Ne menduam se a ja vlen të blihet Neymari apo jo. Ne donim ta blinim atë. Skautët tanë e shikuan brazilianin nga afër”.

“Së dyti, ishte e paqartë se si do të përshtatej në Rusi dhe për këtë vendosëm që të mos e marrim”.

“Shuma do të kishte qenë rreth 10 milion euro. Kuptohet duhet pasur kujdes kur e blen një të ri premtues, sidomos nga një kontinent tjetër. Duhet kujdes në këto gjëra”.

Neymar në aksion, kur ishte te Santos

Presidenti tregon që në ndeshjen finale kishin humbur nga Santos, por nuk e kishin vërejtur Neymarin dhe blen një sulmues tjetër.

“Po, kemi humbur në finale, por nuk e kam vërejtur se Neymar luajti më mirë se të tjerët. Alan Gatagov, ishte shumë i mirë”, ka thënë ish-presidenti i Lokomotivës, Nikolai Naumov për Sport-Express.

Neymar, futbollisti më i shtrenjtë në botë

Blerja e Gatagov doli një dështim i vërtet, pasi lojtar kurrë nuk arriti pritshmëritë, ndërsa aktualisht luan në Flora Tallin të Estonisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori