LAJMI I FUNDIT:

Neymar drejt transferimit në Ligën Premier, dy gjigantët anglez janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga PSG

Neymar drejt transferimit në Ligën Premier, dy gjigantët anglez janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga PSG

Neymar është duke pritur me padurim rikthimin në Barcelonë, por kjo gjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Kampioni në fuqi i Spanjës nuk po arrin të sigurojë të holla për transferimin e brazilianit për 150 milionë euro.


Katalunasit i kanë kërkuar PSG-së që të ulë çmimin e Neymarit, pasi janë të gatshëm të ofrojnë vetëm një pjesë të të hollave dhe disa lojtarë për rikthimin e tij në Camp Nou.

Megjithatë PSG janë të prerë dhe duan vetëm shumën prej 150 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Neymar . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Por PSG po e shqyrton mundësinë që ta shes Neymarin në kampionatin anglez Ligën Premier.

Mediat franceze kanë raportuar se dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester City janë gati të shpenzojnë shumën e kërkuar nga PSG prej 150 milionë euro për brazilianin.

Të dy skuadrat angleze duan të rikthehen te trofetë dhe afrimi i Neymar do të ishte një goditje e madhe në tregun e transferimeve.

Neymar. (Photo by UEFA – Handout/UEFA via Getty Images)

Megjithatë reprezentuesi brazilian do të pres deri në momentet e fundit rikthimin te Barcelona dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë ai mund të pranojë transferimin edhe në Angli.

28-vjeçari edhe më parë ishte lidhur me një kalim te Chelsea, ndërsa ai mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer nga pronari i londinezëve Roman Abramovich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori