LAJMI I FUNDIT:

Neymar bëhet çështje te klubi i ri, shpërthen trajneri Jorge Jesus: Nuk e kuptoj fare këtë

Neymar bëhet çështje te klubi i ri, shpërthen trajneri Jorge Jesus: Nuk e kuptoj fare këtë

Neymar ka kompletuar transferimin në elitën e futbollit arab ku është bashkuar me skuadrën Al-Hilal nga Paris Saint Germain.

Megjithatë për ta pritur debutimin e sulmuesit brazilian tek skuadra e tij e re duhet pritur edhe për disa javë.


Reprezentuesi brazilian u prezantua para tifozëve vendas, por ai është i lënduar dhe nuk do të mund të luaj për një kohë me skuadrën e tij të re.

Fitimet e Neymar te Al Hilal në vit, muaj, javë, ditë, orë dhe minutë
Lexo po ashtu Fitimet e Neymar te Al Hilal në vit, muaj, javë, ditë, orë dhe minutë

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus që ka thënë se Neymar do të zbres në fushë në mesin e muajit shtator.

Megjithatë trajneri portugez është shprehur i ashpër me Federatën e Futbollit në Brazil që e kanë ftuar Neymarin për ndeshjet e muajit shtator, edhe pse sulmuesi është i lënduar.

“Neymar ka mbërritur i lënduar, ka një problem muskulor. Nuk mund të them me saktësi se kur mund të rikthehet në fushë dhe të jetë gati për t’u stërvitur normalisht”.

E pabesueshme, kjo është lista e të gjitha bonuseve dhe përfitimeve të çmendura të Neymarit te Al Hilal
Lexo po ashtu E pabesueshme, kjo është lista e të gjitha bonuseve dhe përfitimeve të çmendura të Neymarit te Al Hilal

“Edhe pse e shoh të pamundur që të luaj të paktën deri në mesin e muajit shtator”, u shpreh Jorge Jesus.

“Nuk duhej të ishte në dispozicion as të Kombëtares së Brazilit sepse është në fazën e rikuperimit. Nuk e kuptoj pse trajneri i kombëtares e ka grumbulluar. Ai është i lënduar dhe nuk mund të luaj, kjo nuk qëndron”, tha Jorge Jesus i zemëruar pas ftesës që Brazili i ka bërë sulmuesit brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori