LAJMI I FUNDIT:

Newcastle gati t’i ofrojë pagë të madhe talentit Youssouf Moukoko që ta marr në Ligën Premier

Newcastle gati t’i ofrojë pagë të madhe talentit Youssouf Moukoko që ta marr në Ligën Premier

Newcastle është vënë pas talentit Youssouf Moukoko që po shkëlqen te Borussia Dortmund, ndërsa për laraskat ai është objektivi kryesor në afatin kalimtar të verës.

Reklama

Moukoko do të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit kur i skadon kontrata me Borussia.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me Chelsean dhe Barcelonën së fundmi, ndërsa më parë klube si Manchester City, PSG dhe Real Madrid e kanë ndjekur nga afër.

Megjithatë, sipas Evening Standard, Newcastle ka vënë kontaktet me sulmuesin adoleshent dhe thuhet se atij i janë ofruar 170,000 euro në javë për të kaluar në “St James’ Park” verën e ardhshme.

Moukoko, i cili luajti për Gjermaninë në Kupën e Botës, ka shënuar 11 gola dhe regjistroi tetë asistime në 59 paraqitje për Borussia Dortmund.

Ai u bë futbollisti profesionist gjerman më i ri në vitin 2020 me vetëm 16 vjet kur nënshkroi me klubin.

Bundesliga ndryshoi rregullat e moshës për ta lejuar atë të luante, me të rinjtë që më parë nuk lejoheshin të luanin në ligën më të mirë të Gjermanisë deri në moshën 16 vjeç e gjysmë.

Moukoko bëri debutimin e tij për Borussia vetëm 28 ditë pas ditëlindjes së tij të 16-të./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve - publikohet lista

Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve - publikohet lista

Liga e Kampionëve
Si mund të dështojë transferimi i Jude Bellingham te Real Madridi

Si mund të dështojë transferimi i Jude Bellingham te Real Madridi

La Liga
Mendes zbulon për herë të parë se përse i ka ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon

Mendes zbulon për herë të parë se përse i ka ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon

Ndërkombëtare
Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bundesliga
Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

La Liga
Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Ligat tjera
Kalo në kategori