LAJMI I FUNDIT:

Neville: Unitedi do të fitojë Ligën Premier para Liverpoolit

Neville: Unitedi do të fitojë Ligën Premier para Liverpoolit
Solskajer dhe Klopp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Gary Neville beson se Manchester United do të fitojë përsëri titullin e Ligës Premier League para se të bëjnë rivalët e urryer të Liverpoolit.

Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë sezonin e kaluar, ndërsa Reds  humbën kampionatin për vetëm një pikë ndaj Manchester Cityt.


Megjithatë, ish-trajneri i Valencias dhe legjenda e Unitedit, Neville beson se ish-klubi i tij është më afër fitimit të ligës sesa mendojnë shumë tifozët.

Neville i kërkoi Liverpoolit të heq dorë nga trofeu i Ligës së Kampionëve për Ligën Premier, Carragher tani tallet me të
Lexo po ashtu Neville i kërkoi Liverpoolit të heq dorë nga trofeu i Ligës së Kampionëve për Ligën Premier, Carragher tani tallet me të

Neville është i bindur që Ole Gunnar Solskjaer është afër kthimit të ekipit në binarë dhe do të arrijë ta rikthej titullin e Ligës Premier para Liverpoolit.

“U rrita për 18 vitet e para të jetës sime dhe nuk pashë asnjë titull të ligës nga Manchester United, por 20 ose 25 vitet e ardhshme ishin të lavdishme. Ishte si parajsa”, ka thënë fillimisht Neville.

Neville ka fituar shumë trofe me Unitedin (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Tani është e vështirë. Në të vërtetë nuk më shqetëson mua sepse mund të korrigjohet nga pak me disa vendime të mira nga drejtuesit dhe vendime të mira në departamentin e rekrutimit”.

“Ajo që po them është se Liverpool, City, Tottenham, të gjitha këto klube kanë pasur politika të dobëta rekrutimi gjatë 25 ose 30 viteve të fundit herë pas here. Kështu që Unitedi po kalon tani në këtë moment”.

Neville ka besim tek Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Por, Unitedi do të fillojë të fitojë përsëri. Kjo do të ndodhë. Mund t’ju garantoj se Unitedi do të fitojë përsëri”.

Berbatov parashikon sezonin e Ligës Premier - City përsëri kampion, Unitedi as në katërshe
Lexo po ashtu Berbatov parashikon sezonin e Ligës Premier - City përsëri kampion, Unitedi as në katërshe

“Sipas mediumit tim, ata ndoshta do të fitojnë ligën përpara Liverpoolit. Kjo nuk është mos-respektuese, ata ndoshta do të fitojnë ligën para Liverpoolit”.

“Unë mendoj se ata do të fitojnë një kampionat para Liverpoolit”, përfundoi legjenda angleze e Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori