LAJMI I FUNDIT:

Netflix po zhvillon një dokumentar tre-pjesësh për Bill Gates

Netflix po zhvillon një dokumentar tre-pjesësh për Bill Gates

Bill Gates ka thënë që ndoshta mund të duket e pazakontë që të bëjë dokumentar në momentin ku të gjithë janë në mesin e zgjidhjes së disa prej problemeve më të mëdha të botës.

Gates shpreson që ky projekt do i angazhojë njerëzit më shumë në këto probleme.


“Shpresoj që ky dokumentar t’i bëjë njerëzit më optimist që problemet më të mëdha janë të zgjidhshme”, ka thënë Gates, përcjell Telegrafi.

Netflix pritet të zhvilloj një dokumentar tre-pjesësh, i cili tregon jetën e bashkë-themeluesit së Microsoftit, ndërsa po tenton të zgjidhë disa prej problemeve më të mëdha të botës.

Është e vështirë ta besosh, por kanë kaluar gati 20 vite prejse Gates ka hequr dorë nga roli i tij si shef ekzekutiv i Microsoft në muajin janar të vitit 2000. Bashkë me bashkëshorten e tij, ai ka themeluar Fondacionin Bill & Melinda Gates po atë vit duke kombinuar tre fondacione familjare.

Dokumentari do të quhet “Inside Bill’s Brain: Decoding Bill Gates”, do të përgatitet nga regjisori Davis Guggenheim dhe pritet të shfaqet më 20 shtator. /Telegrafi/