LAJMI I FUNDIT:

Netflix në Rusi – 20 kanale shtetërore duhen të përfshihen në platformë

Netflix në Rusi – 20 kanale shtetërore duhen të përfshihen në platformë

Të gjitha platformat e transmetimit të videove me mbi 100 mijë abonentë konsiderohen si shërbime audiovizive në shtetin rus, duke përfshirë Netflix.

Roskomnadzor, rregullatori shtetëror rus i tregut të telekomunikacionit, e vendosi Netflixin në kategorinë e shërbimeve audiovizive në ditën e fundit të 2021-shit, sepse këtu i përket tani Netflix dhe kjo ndryshon shumë gjëra për ta.


Netflix tani duhet të vendosë 20 televizione me frekuencë kombëtare në programin e tij për abonentët e tij në Rusi.

Këtu përfshihet televizioni shtetëror Channel One, kanalet argëtuese NTV, por edhe kanali zyrtar i Kishës Ortodokse Ruse, Spas…

Kanalet shtetërore të Rusisë do të jenë të disponueshme në Netflix në këtë vend nga marsi. /Telegrafi/