LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet gjysmëfinale në turneun e CS:GO – BLAST Paris Major

Ndeshjet gjysmëfinale në turneun e CS:GO – BLAST Paris Major

Vetëm edhe dy ndeshje na ndajnë nga finalja e madhe e turneut të fundit Major të CS:GO që po mbahet në Paris.

Dy skuadrat favorite Heroic dhe Vitality do të përballen me dy skuadrat të cilat kanë befasuar me rezultatet e tyre gjatë këtij turneu, GamerLegion dhe Apeks.


Duke filluar nga ora 15:00 do të përballen Heroic dhe GamerLegion në formatin ‘Bo3’, ndërsa nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja Vitality ndaj Apeks.

Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën, në sallën Accor Arena në Paris, ndërsa ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch.

Për fituesin e këtij turneu Major do të ndahen 500.000 dollarë. /Telegrafi/