LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Prishtinë mbahet performanca e shumëpritur e Alban Skënderajt

Nesër në Prishtinë mbahet performanca e shumëpritur e Alban Skënderajt

Artisti i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, nesër (e enjte) mban performancën akustike madhështore në Prishtinë. Performanca e sjellë nga ProCredit në ditën tradicionale të festës së kësaj banke, do të përcillet me shumë aktivitete argëtuese për të gjitha grupmoshat dhe me fishekzjarrë të sinkronizuara me muzikë në sfond.

Edhe pse kishte publikuar shumë këngë në ndërkohë, është bërë kohë e gjatë prej kur se kantautori Skenderaj kishte performuar live në skenë të madhe para publikut në Kosovë. Nesër, me 1 qershor 2017, artisti do të ngjitet në skenë në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, në festën dhe koncertin e organizuar nga Banka ProCredit në Kosovë.


Olen Cesari i bashkohet Alban Skënderajt në koncertin madhështor në Prishtinë
Lexo po ashtu Olen Cesari i bashkohet Alban Skënderajt në koncertin madhështor në Prishtinë

Në kuadër të organizimit do të ketë edhe ngjarje të tjera që do t’i paraprijnë kësaj performance të shumë pritur nga të gjithë. Fillimisht do të ketë aktivitete për fëmijë të cilat fillojnë në orën 19:30, duke i lënë hapësirë koncertit të Alban Skenderajt për të filluar në ora 19:30. Shumë muzikantë profesionistë, do të luajnë bashkë me artistin deri sa krejt për fund, pas përfundimit të performancës do të lëshohen edhe shumë fishekzjarrë të sinkronizuara me muzikë në sfond.

Artisti me origjinë nga Vlora ishte shpërngulur në Itali bashkë me familjen e tij qysh në moshë të fëmijërisë. Gjatë qëndrimit në Itali ai mori pjesë në konkurse të ndryshme muzikore dhe më pastaj u rikthye në Shqipëri, ku zhvilloi karrierën e tij të fuqishme muzikore duke krijuar hite, të pëlqyera nga të gjithë dhe të vlerësuara lartë nga festivale të ndryshme të asaj kohe, edhe nga Top Fest në të cilin festival edhe ishte dy herë fitues në kategorinë pop-rock.

Më 1 qershor, Alban Skenderaj do të performojë hitet e krijuar ndër vite në formë tjetër dhe me instrumente akustike, në skenën e madhe të festës së bankës ProCredit.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori