LAJMI I FUNDIT:

Nëse pushoni në Turqi atëherë qëndroni vetëm në hotele me pesë yje

Nëse pushoni në Turqi atëherë qëndroni vetëm në hotele me pesë yje

“Shtetasit e Maqedonisë të cilët planifikojnë ta vizitojnë Turqinë në dhjetë ditët e ardhshme të qëndrojnë në hotele me pesë yje”, apelojnë nga Oda e turizmit dhe hotelerisë pranë LOE, transmeton Telegrafi Maqedoni

Ata konsiderojnë se në këto kapacitete për akomodim siguria është në nivel shumë më të lartë dhe turistët nga Maqedonia do të jenë më të sigurt se sa në kapacitetet tjera për akomodim. Ata që dalin jashtë komplekseve të hotelit duhet të jenë të kujdesshëm, porosisin nga kjo odë.


“Vazhdimisht e ndjekim gjendjen në Turqi, për çdo ditë kontaktojmë me agjencitë turistike dhe MPJ. Për momentin situata nuk është ashtu siç duhet dhe prandaj rekomandojmë që çdokush që planifikon ta vizitojë këtë vend në dhjetë ditët e ardhshme, të qëndrojë në hotele me pesë yje sepse ata janë më të sigurt”, njoftojnë nga Oda duke shtuar se pasqyra për situatën në Turqi do të jetë më e qartë pas dhjetëra ditësh.

Sipas informatave të fundit rreth 1000 turistë janë duke qëndruar në Turqi, të gjithë janë kontaktuar dhe janë të sigurt. Linjat ajrore funksionojnë në mënyrë normale, ndërsa tani për tani nuk ka probleme as për udhëtarët të cilët udhëtojnë për në Turqi me autobusë ose me transport personal./Telegrafi/