LAJMI I FUNDIT:

Nëse pranon këtë ofertë, futbollisti anglez bëhet me pagë të afërt me Messin e Ronaldon

Nëse pranon këtë ofertë, futbollisti anglez bëhet me pagë të afërt me Messin e Ronaldon

Sulmuesi anglez, Andry Caroll mund të largohet nga Liga Premier.

Ish-anëtari i Liverpool dhe Newcastle United aktualisht është pjesë e skuadrës londineze, West Ham United.


Ai ka marrë dy oferta tejet të rëndësishme për t’iu bashkuar kampionatit kinez.

Është skuadra Guangzhou R&F dhe Bejing Gouan të cilat e duan ish-reprezentuesin e Anglisë.

andy-carroll
Andy Carroll mund t’i fitojë 300 mijë funte në javë nëse pranon transferimin në Superligën kineze

Sipas asaj që ka shkruar ‘The Sunday Express’, Carroll ka pranuar pagë javore prej 300 mijë funteve.

Gjithsesi paga e tij vjetore do të ishte 14.000.000 funte apo mbi 16 milionë euro në stinor.

Në rast se do ta pranojë këtë ofertë, atëherë Caroll do të bëhej ndër futbollistët më të shtrenjtë në histori, dhe do të kishte para vetës vetëm yje të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Gareth Bale. /Telegrafi/