LAJMI I FUNDIT:

“Nëse mjekët do t’ia amputonin gishtat vajzës sime, unë do t’ia amputoja vetes” – historia se si Ortiz i hyri boksit për t’i siguruar shërim vajzës dhe një jetë më të mirë familjes

“Nëse mjekët do t’ia amputonin gishtat vajzës sime, unë do t’ia amputoja vetes” – historia se si Ortiz i hyri boksit për t’i siguruar shërim vajzës dhe një jetë më të mirë familjes

Luis Ortiz – Deontay Wilder është dueli i të pamposhturve në peshat e rënda për titullin e WBC-së.

Pothuajse pas çdo historie e suksesit të një boksieri, qëndron një histori e dhimbshme e ndërtuar në sakrifica dhe shumë mund.


Vajza e Ortiz, Lisa. Ajo është edhe arsyeja pse ai i është futur boksit

Dyshja e lartpërmendur, kanë një të përbashkët dhe ajo është sakrifica që kanë bërë për vajzat e tyre.

Nga sakrifica e një prindi, deri te fama si boksier – Wilder, njeriu që bëri gjithçka për vajzën me aftësi të veçanta
Lexo po ashtu Nga sakrifica e një prindi, deri te fama si boksier – Wilder, njeriu që bëri gjithçka për vajzën me aftësi të veçanta

Ortiz është nga Kuba dhe siç e dimë për shumë kubanezë, ‘Toka e Shpresës’ në shumicën e rasteve është Amerika, e tillë ishte edhe për boksierin në fjalë, por arsyeja ishte vajza e tij.

Lisa kur ishte e vogël dhe po kalonte në një periudhë të vështirë, ndërsa nuk kishte mjekimin e duhur për sëmundjen e saj

Ajo vuante nga ‘epidermolysis bullosa’, një sëmundje në të cilën lëkura është shumë e brishtë dhe me shumë lehtësi formon flluska. Flluskat dhe erozionet (gërryerjet) krijohen si reagim ndaj një lëndimi shumë të vogël apo një fërkimi, siç është kruarja. Krahas dëmtimeve në lëkurë, te shumica e nëntipave të epidermolysis bullosa ekzistojnë edhe anomali në thonj.

Vajza e tij quhet Lisa dhe si katërvjeçare jetonte në Kubë, kur gjendja e saj u përkeqësua, Luis vendosi ta dërgojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë periudhë e shpjegon vet boksieri:

Familja Ortiz

“Të rritesh në Kubë është ndryshe nga ajo që ndodh kur rritesh në Amerikë. Ata nuk kanë. Nëse ke të hash, nuk ke çka të veshësh. Nëse ke të veshësh, nuk ke të hash. Familja ime është gjithçka për mua”.

“Vajza ime ka lindur me një nekrozë (vdekje e indeve) në thonj. Ata dëshironin t’ia amputonin gishtat vajzës sime. I tash gruas time se nëse ata ia amputojnë vajzës gishtat, unë do t’ia amputoj vetes”.

Shenjat e mbetura në trupin e Lisas nga sëmundja

“Një muaj më vonë ata (mjekët) zbuluan se ajo vuante nga Epidermolysis Bullosa”.

Para duelit ndaj Wilderit ka folur për këtë edhe vet vajza, Lisa:

“Kisha lëkurë shumë të ndjeshme që në rast se gërvishtesha plaga më hapej, por tani jam më mirë dhe nuk sëmurem shpesh”.

Ortiz stërvitet duke menduar për familjen, ata janë motivi më i madh që ai të vazhdojë

Pasi problemet i përkasin të kaluarës dhe Ortiz e gjeti shpëtimin nëpërmjet boksit, ai falënderon Zotin për këtë gjë:

“Faleminderit Zotit që ajo është mirë. Ka gjëra që ajo nuk mund t’i bëjë. Ka ditë që nuk ndihet mirë dhe ka flluska dhe ne duhet të jemi striktë për ta mjekuar, sepse asaj i dhemb shumë”.

Pas sukseseve në boks ai ka rritur t’i sigurojë një jetë të mirë familjes dhe t’ia kthejë buzëqeshjen vajzës së tij të madhe

“Fëmijët e mi janë gjithçka për mua. Ata janë arsyeja që unë futem në ring dhe stërvitëm çdo ditë. Ata janë arsyeja e triumfit”, ka thënë për fund Ortiz. /Telegrafi/

Oritz tani bën një jetë të mirë dhe ka arritur t’i sigurojë familjes së vet një jetë të qetë në një shtëpi të bukur në qytetin e Miamit 

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori