Marty Jo Zambotto, i njohur me emrin artistik Go-Jo, është një këngëtar, kompozitor dhe producent muzikor me origjinë franceze dhe australiane, i cili këtë vit përfaqësoi Australinë në Eurovision me këngën “Milkshake Man”.
Ai do të ngjitet në skenë sonte, në gjysmëfinalen e dytë, dhe sipas parashikimeve të agjentëve të basteve, ka shumë gjasa të sigurojë një vend në finalen e madhe.

Pse merr pjesë Australia në Eurovision?
Edhe pse gjeografikisht jashtë Evropës, Australia është pjesë e Eurovisionit prej disa vitesh. Kjo, sepse konkursi është jashtëzakonisht i ndjekur dhe popullor në Australi, ndoshta më shumë se në shumë shtete evropiane.
Për shkak të këtij popullariteti, organizatorët e festivalit vendosën që Australia të ftohej si pjesëmarrëse.

Në vitin 2014, ajo u ftua për të performuar si pjesë e programit argëtues, ndërsa në vitin 2015 mori për herë të parë pjesë në garë si konkurrente zyrtare.
Atë vit, Australia u përfaqësua nga Guy Sebastian me këngën “Tonight Again”, duke përfunduar në vendin e pestë.
Megjithëse fillimisht ishte planifikuar të merrte pjesë vetëm në vitin 2015 — dhe vitin pasardhës vetëm nëse do të fitonte — vendi ka vazhduar të jetë pjesë e pandërprerë e garës. Në vitin 2016, Australia arriti një tjetër sukses të madh duke përfunduar e dyta, falë këngës “Sound of Silence” të interpretuar nga Dami Im.
Australia dhe rregullat e veçanta
Australia nuk ka të njëjtin status si vendet e ashtuquajtura “Pesëshja e Madhe” – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar – të cilat kualifikohen automatikisht për në finale. Si të gjitha vendet e tjera, ajo duhet të kalojë nëpërmjet fazave gjysmëfinale.
Por, ka një tjetër rregull të veçantë: nëse Australia fiton ndonjëherë Eurovisionin, nuk mund ta organizojë konkursin në territorin e saj.
Për shkak të distancës së madhe dhe diferencave të mëdha kohore, organizimi i një festivali të tillë global në Australi do të ishte logjistikisht i pamundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Big Basta është fitues i edicionit të dytë të Ferma VIP

Dua Lipa dhuroi spektakël në Wembley duke performuar para 70 mijë njerëzve në stadium

Dea Mishel magjeps ndjekësit me setin më të ri fotografik në det të hapur

Kriza në çift: Katy Perry dhe Orlando Bloom përplasen pas fluturimit në hapësirë

Kylie Jenner shfaqet me stil të guximshëm dhe flet hapur për pendesën ndaj operacionit në gjoks

Pas Dua Lipës, Liam Cowan “sulmon” edhe Rita Orën, këngëtari me ukulele i hyn në makinë për të performuar

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield