LAJMI I FUNDIT:

Nëse dëshironi të bëni më shumë seks, vetëm bëjeni këtë gjë të thjeshtë

Nëse dëshironi të bëni më shumë seks, vetëm bëjeni këtë gjë të thjeshtë

Dy studime të ndryshme të publikuara në British Journal of Psychology kanë zbuluar një arsye bindëse që do të na bëjë të dhurojmë para për bamirësi, të vizitojmë më shpesh shtëpinë e pleqve etj., pasi që njerëzit më zemërgjerë apo bamirës, kanë më shumë seks!

Studimi i parë ka pyetur një burrë të vetëm dhe një grua të tregojnë se a marrin pjes në aktivitete bamirësie dhe sa shpesh bëjnë seks, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë heteroseksuale kanë më shumë vëmendje seksuale kur janë më aktive në aktivitetet e bamirësisë, përderisa meshkujt që janë më zemërgjerë dhe marrin pjesë në aktivitete të tilla është zbuluar se kanë më shumë partnerë seksual gjatë jetës së tyre.

Në studimin e dytë, studentëve u ishin dhuruar 100 dollarë. Ata kishin pasur mundësinë t’i dhurojnë të gjitha ato për bamirësi, të dhurojnë vetëm një pjesë të tyre, ose t’i mbajnë të gjitha për vete.

Meshkujt që kishin dhuruar më shumë para për bamirësi ishte zbuluar se kanë më shumë partnerë seksual, përderisa gratë më bamirëse kishin seks më shpesh.

Pra është e qartë se ekziston një lidhje pozitive mes seksit dhe të qenit zemërgjerë.

Kompleksi i vetëm rreth kësaj është se nuk e dimë se si funksionon saktësisht kjo lidhje. A janë njerëzit bamirës më tërheqës si rezultat i kësaj? Ose a janë njerëzit më shumë bamirës për shkak se bëjnë më shumë seks? Askush nuk është plotësisht i sigurt.

Por, shikojeni në këtë mënyrë: të qenit zemërgjerë dhe bamirës është një gjë e mahnitshme. Shfrytëzojeni mundësinë e seksit si arsye për të dhuruar më shumë para dhe për të punuar si vullnetarë në aktivitete të ndryshme – nuk do të pendoheni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori