LAJMI I FUNDIT:

Nëse bën një frymëmarrje të thellë, çliron tensionin në bark

Nëse bën një frymëmarrje të thellë, çliron tensionin në bark

Studime shkencore kanë vërtetuar tashmë se një frymëmarrje korrekte vepron në sistemin nervor parasimpatik, i cili rregullon përgjigjet e pavullnetshme të trupit ndaj stimujve.

Veprim mekanik, me të mira psikologjike, për të favorizuar çlodhjen. Ngadalëson ritmin respirator, të rrahurat e zemrës dhe pakëson tensionin muskulor, që janë shpesh thelbi i ngërçeve, transmeton Telegrafi.

Shtrirë me kurriz në tokë, këmbët të qeta, të mbështetura në mur ose me një jastëk nën gjunjë, merr frymë me hundë, mbaje frymën dhe kur dëshiron, nxirre frymën ngadalë (gjithmonë nga hunda).

Qëndro pas nxjerrjes së frymës derisa të ndiesh nevojën për t’u rimbushur me frymë. Përsërite 5 – 7 herë.

Më pas me pëllëmbët e duarve, masazhoni barkun butë. Mbi kërthizë lëvizi në drejtim të akrepave të orës, në drejtim majtas, më pas poshtë dhe më pas djathtas. Për 2 minuta.

Coronavirus Recovery: Breathing Exercises | Johns Hopkins Medicine

Frymëmarrja na ndihmon të lehtësojmë dhimbjen, sepse të gjithë e kemi provuar se kur jemi nën efektin e dhimbjeve mbajmë frymën, shtrëngojmë muskujt dhe e ndihmojmë dhimbjen me shumë në efektin e vet.

Gjatë ushtrimit të frymëmarrjes së thellë, lëvizja e diafragmës masazhon stomakun, pankreasin, zorrën e hollë dhe mëlçinë, ndërsa lëvizja sipër e saj masazhon edhe zemrën. Frymëmarrja e kontrolluar forcon muskujt e barkut.

Forcohet sistemi imunitar sepse oksigjeni që udhëton nëpërmjet qarkullimit të gjakut lidhet me hemoglobinën në rruazat e kuqe të gjakut duke pasuruar gjakun më lëndë ushqyese dhe vitamina.

Përmirësohet sistemi nervor sepse truri, shtylla kurrizore dhe nervat marrin më shumë oksigjen, duke përmirësuar shëndetin.

Mbi të gjitha na përmirëson gjendjen shpirtërore! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori