LAJMI I FUNDIT:

Nëntë gënjeshtra nga Rusia rreth 11 Shtatorit

Nëntë gënjeshtra nga Rusia rreth 11 Shtatorit

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, ditë më parë publikoi një analizë të përvjetorit të 11 Shtatorit. Në këtë shkrim, u paraqiten nëntë pretendime të rreme ose mashtruese në lidhje me sulmet terroriste të 2001-së, ku 19 terroristë të Al Kaeda rrëmbyen katër aeroplanë të udhëtarëve.

Dy nga këta aeroplanë goditen kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, kurse i treti kishte shpërthyer në Pentagon. Aeroplani i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi udhëtarët u përleshën me rrëmbyesit. Në total, 2,996 qytetarë humbën jetën nga këto sulme të koordinuara.


Përveç prezantimit të fakteve të reja të rreme, artikulli është plotësuar edhe me mashtrime të vjetra, shpesh të demaskuara.

1. Shtetet e Bashkuara refuzojnë të zbulojë sekretin e 11 Shtatorit

Pretendimi është çorientues. Kjo deklaratë përdoret si titull, pastaj përsëritet dhe theksohet brenda artikullit.

Në dhjetor të 2002-së, Kongresi amerikan kishte publikuar një raport prej 832 faqesh që tregonte në detaje gjetjet e një hetimi mbi sulmet e 11 Shtatorit.

Pjesa sekrete e raportit kishte të bëjë vetëm në 28 faqe. Këto faqe besohej se përfshinin lidhjet e mundshme midis rrëmbyesve të 11 Shtatorit dhe Qeverisë së Arabisë Saudite. Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit ishin shtetas sauditë.

Në vitin 2015, një grup senatorësh prezantuan “Akti 1471: Transparenca për Familjet e Viktimave dhe të Mbijetuarve të 11 Shtatorit”, duke kërkuar që presidenti të deklasifikojë ato 28 faqe.

Më 3 shtator 2021, presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkonte një rishikim të plotë të deklasifikimit të dosjeve të që lidhet me hetimet e 11 Shtatorit.

FBI publikon një dokument të deklasifikuar që lidhet me sulmet e 11 Shtatorit – përshkruhet një “takim i rastësishëm” i rrëmbyesve me sauditët në SHBA
Lexo po ashtu FBI publikon një dokument të deklasifikuar që lidhet me sulmet e 11 Shtatorit – përshkruhet një “takim i rastësishëm” i rrëmbyesve me sauditët në SHBA

2. Të burgosurit e Guantanamos

Përshkrimi i procedurave ushtarake të Guantanamos dhe të pandehurve, RIA Novosti përzien informacione të sakta, të rreme dhe mashtruese. Artikulli siguron një përshkrim pak a shumë faktik të kushteve në të cilat fillimisht ishin mbajtur të burgosurit dhe përdorimit e të ashtuquajturave “teknika të zgjeruara të marrjes në pyetje” që ishin përdorur për t’i pyetur ata. Grupet e të drejtave të njeriut në mbarë botën, përfshirë në Shtetet e Bashkuara, i kanë cilësuar këto teknika si tortura.

Kongresi Amerikan hetoi Programin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) që lidhet me ndalimin dhe marrjen në pyetje, duke i bërë publike gjetjet në vitin 2014. Raporti i Senatit për Inteligjencën këto teknika gjithashtu i kishte përshkruar si tortura. Në raport thuhet se, CIA këto metoda i kishte përdorur midis viteve 2002-2009 në 39 persona, të kapur pas 11 Shtatorit.

Megjithatë, artikulli në mënyrë mashtruese pretendon se pas 11 Shtatorit, SHBA ka “deklaruar” se të gjithë “800 njerëzit e arrestuar nën dyshimin për lidhje me Al Kaedën dhe të vendosur në Guantanamo” ishin të burgosur lufte “për t’u mbajtur pafundësisht atje pa gjykim”.

Ish-presidenti amerikan, Bush: 20 vjet më parë, “jeta jonë ndryshoi përgjithmonë”
Lexo po ashtu Ish-presidenti amerikan, Bush: 20 vjet më parë, “jeta jonë ndryshoi përgjithmonë”

Në fakt, SHBA fillimisht arrestoi rreth 780 të dyshuar për t’i vendosur në burgun e Guantanamos. Vetëm 39 prej tyre gjenden atje, deri më 1 shtator 2021, pjesa tjetër u lirua dhe u riatdhesua. Një i burgosur rus qëndroi në Guantanamo për 12 vjet, sipas dëshirës së tij. Ai kishte refuzuar të riatdhesohet në Rusi nga frika për torturim nga Shërbimet ruse të Sigurisë. Emiratet e Bashkuara Arabe e riatdhesuan atë në vitin 2016.

Ndryshe nga RIA Novosti, vetëm 17 të burgosur janë në “paraburgim të pacaktuar dhe nuk po përballen me akuzat, ku nuk rekomandohen të lihen të lirë”.

Portretizimi nga media ruse i figurës kryesore në sulmet e 11 Shtatorit, Khalid Shaikh Mohammed i njohur si KSM, është gjithashtu çorientues. Aty pretendohet se deri në arrestimin e tij, KSM ishte një “punëtor shembullor i Ministrisë së Energjisë të Katarit”, i cili nuk ishte “ekstraduar ose marrë në pyetje” pavarësisht faktit se Shtetet e Bashkuara “dyshonin për përfshirjen e tij në sulme terroriste në shkallë të gjerë”.

Në fakt, KSM ishte në radarin e sigurisë amerikane për të paktën një dekadë para 11 Shtatorit. Ai akuzohej për planifikimin dhe organizimin e sulmeve terroriste në Filipine dhe ndaj një gjykate në New York në vitin 1995. Autoritetet amerikane u përpoqën ta kapnin atë në Katar, por ai kishte ikur në Pakistan.

KSM akuzohet për organizimin e sulmeve të 11 Shtatorit dhe hartimin e planit për Osama bin Ladenin, të cilin e takoi për herë të parë në Afganistan në vitin 1998.

Pjesa e RIA Novosti pohon se KSM iu nënshtrua torturës dhe se gjyqi i tij me katër të pandehur ishte caktuar të fillonte në janar të këtij viti, por u shty për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Artikulli nuk tregon se që familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e sulmeve të 11 Shtatorit mund t’i ndjekin procedurat edhe përmes video-lidhjeve.

Një nga ngjarjet më traumatike të shekullit - si ndodhën sulmet e 11 shtatorit 2001?
Lexo po ashtu Një nga ngjarjet më traumatike të shekullit - si ndodhën sulmet e 11 shtatorit 2001?

3. Për vite me radhë, ata nuk janë në gjendje të gjejnë Osama bin Ladenin – një ish-qytetar amerikan dhe terroristi më i kërkuar i viteve 2000

Ky pretendim është i rremë. Osama bin Laden nuk ishte shtetas amerikan. Ai lindi në një familje saudite të pasur në Riad. Ndryshe nga vëllezërit e motrat e tij, ai kurrë nuk u largua për t’u shkolluar në Perëndim dhe zgjodhi të studionte në Jeddah, duke u bashkuar me Vëllazërinë Muslimane, në një moshë të re.

Nuk kishte asgjë “të paqartë” në lidhje me vdekjen e bin Ladenit në Pakistan më 1 maj 2011. Presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama u sigurua që informacioni në lidhje me operacionin të merrte publicitet dhe transparencë të plotë, përfshirë publikimin e videove që ishin gjetur brenda kompleksit të bin Ladenit në Abbottabad të Pakistanit.

4. Tre muaj më vonë, ekzekutuesit e bin Ladenit – forcat speciale amerikane – vriten në një tragjedi

Kjo është gjithashtu pretendim i rremë. E vërteta është se 31 marinsa amerikanë vdiqën në një aksident me helikopter në Afganistan në gusht të 2011-së dhe disa prej tyre ishin anëtarë të Ekipit SEAL 6. Megjithatë, asnjë nuk ishte pjesë e grupit që vranë bin Landenin tre muaj më parë.

5. Jesse Ventura, guvernatori i Minesotës bëri një pyetje të zakonshme: Ku shkuan mbetjet e aeroplanit që supozohet se goditi Pentagonin?

Media ruse RIA Novosti ricikloi disa teori konspirative të sqaruara plotësisht, përfshirë pretendimin se “nuk kishte mbetje nga aeroplani që u rrëzua në Pentagon”. Ky pretendim fals dhe se është kontrolluar vazhdimisht me fakte dhe është vërtetuar se është i rremë. Qindra dëshmitarë kanë parë që avioni Boeing 757 kishte goditur objektin e Pentagonit – kamerat e sigurisë jashtë ndërtesës kanë kapur pamjet e aeroplanit dhe rrënojat pas sulmit.

Ekipi që kishte projektuar dhe ndërtuar objektin e Pentagonit ka hetuar qëndrueshmërinë e ndërtesës pas sulmit, duke vënë në dukje tiparet që parandalonin dëmtimet e tepërta dhe duke rekomanduar ndërhyrje shtesë.

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Ambasada amerikane: Përjetësisht mirënjohës Kosovës për angazhimin në luftën kundër terrorizmit 
Lexo po ashtu Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Ambasada amerikane: Përjetësisht mirënjohës Kosovës për angazhimin në luftën kundër terrorizmit 

6. Administrata e Bushit ose e dinte për sulmin paraprakisht ose kishte gisht në të

Kjo informatë është çorientuese. Inteligjenca amerikane dhe vendet aleate thuhet se kishin paralajmëruar administratën e ish-presidentit George W. Bush për sulme të mundshme. Këto paralajmërime përfshinin disa karakteristika e 11 Shtatorit – domethënë që Al Keda do të përfshihej në sulm dhe se aeroplanët do të rrëmbeheshin e do të përdoreshin për të kryer aktin terrorist. Sidoqoftë, objektivat dhe momenti i sulmit ishin të panjohura.

Administrata u akuzua për dështimin në “lidhjen e pikave”, por komploti “brenda punës” është kontrolluar dhe shpallur i pavlefshëm.

7. Spike Lee vuri në dukje se konstruksionet prej çeliku të rrokaqiejve nuk mund të shkriheshin nga temperatura e zjarrit që ishte në objekte

Seria e dokumentarëve “Epiqendrat e NYC: 9/11-2021” të realizuar nga Spike Lee, është kritikuar gjerësisht për promovimin e teorive të komplotit se kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë u rrëzuan si rezultat i një eksplodimi të kontrolluar, sesa nga ndikimi i shpërthimit të aeroplanëve.

Kjo teori konspirative ka origjinën nga një dokumentar amator i vitit 2005 me emrin “Ndryshimi i Humbur“, i cili besohet se ka ndikuar në ndërtimin e lëvizjes komplotuese të 11 Shtatorit, e njohur më vonë si “Truthers”.

Sidoqoftë, pretendimi se një eksplodim i kontrolluar që dërgoi në rrëzimin e kullave është demaskuar nga ekspertë të shumtë.

“Karburanti i avionit digjet në 800 gradë Fahrenheit [mbi 420 gradë Celcius] deri në 1,500 gradë Fahrenheit [mbi 810 gradë Celcius], jo aq i nxehtë sa të shkrijë çelikun (2,750 gradë Fahrenheit apo 1,500 gradë Celcius). Sidoqoftë, ekspertët pajtohen se për t’u shembur kullat, kornizat e tyre prej çeliku nuk kishin nevojë të shkriheshin, thjesht ato duhej të humbnin një pjesë të forcës së tyre strukturore dhe se kjo kërkonte ekspozim jo të madh të nxehtësisë”, thuhet në arsyetimin e Popular Mechanics.

"Unë dëgjoj britma çdo ditë", rrëfimi i njeriut që i mbijetoi sulmit të 11 shtatorit duke zbritur në këmbë nga kati i 105-të i Kullave Binjake
Lexo po ashtu "Unë dëgjoj britma çdo ditë", rrëfimi i njeriut që i mbijetoi sulmit të 11 shtatorit duke zbritur në këmbë nga kati i 105-të i Kullave Binjake

8. Universiteti i Alaskës vërtetoi se rrokaqielli i tretë nuk mund të ishte rrëzuar për shkak të zjarrit. Pse u shemb ndërtesa 47-katëshe, ende është një mister

Sërish pretendim i rremë. Misteri se Kulla e Qendrës Botërore të Tregtisë është shembur shtatë orë pasi aeroplanët goditën Kullat Binjake u zgjidh në vitin 2008. Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë (NIST) kreu një hetim tre-vjeçar dhe përcaktoi se zjarri i shkaktuar nga mbetjet e kullës veriore që po shembej ishte përhapur në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë ndërtesën.

Sa i përket studimit të Universitetit të Alaskës, i kryer nga profesorët Leroy Hulsey, Zhili Quan dhe Feng Xiao, anëtarë të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Nanjing, pjesë e Ministrisë së Industrisë, Informacionit dhe Teknologjisë të Kinës. Mirëpo, studimi është klasifikuar si propagandë dhe se gjetjet e tij janë hedhur poshtë nga NIST.

9. Nëse të gjitha këto pyetje kryesore mund të diskutohen lirshëm, atëherë nuk do të ketë teori konspirative, por autoritetet amerikane preferojnë t’ua mbyllin gojën kundërshtarëve

RIA Novosti përfundoi analizën e 11 Shtatorit me pohimin e mësipërm. Por nëse autoritetet amerikane po ua mbyllnin gojën njerëzve që të bënin pyetje në lidhje me 11 Shtatorin, atëherë nga erdhën të gjitha këto teori konspirative të cituara nga media ruse?

Deri më tani, askush nuk është ndjekur penalisht thjesht për të bërë pyetje në lidhje me 11 Shtatorin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori