LAJMI I FUNDIT:

Shtatë debutimet më të tmerrshme në histori të futbollit – përfshirë Woodgaten e Realit e Gervinhon e Arsenalit

Thiago Silva kishte një debutim për të mos e kujtuar te Chelsea në Ligën Premier në të shtunën e kaluar.

Mbrojtësi brazilian që debutoi më shiritin e kapitenit në krah te The Blues, bëri një gabim ndaj West Brom Albionit, derisa skuadra e tij po humbte 1-0.


Silva nuk arriti që të ndalte Callum Robinsonin në golin e parë, derisa gaboi në pranimin e tij, duke lejuar po të njëjtin lojtar që të shënonte për 2-0.

Foto: The Sun

Gonzalo Higuain, Philadelphia Union vs Inter Miami

Debutim për të harruar kishte edhe sulmuesi argjentinas që kompletoi para disa ditësh kalimin te Inter Miami i David Beckhamit.

Përveç se humbi shansin që të shënonte nga penalltia, El Pipita kishte një përplasje edhe me lojtarët kundërshtarë që e provokuan atë.

Foto: The Sun

Jonathan Woodgate, Real Madridi vs Athletic Bilbao / 2005

Njëri debutimet më të famshme në hisotri të futbollit që erdhi pas më shumë se 13 muajsh. Woodgate kishte kaluar te Los Blancos nga Newcaslte për 15 milionë euro.

Lojtari jo vetëm që shënoi auto-gol në portën e Iker Casillasit, por pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65-të për t’u përjashtuar qysh në debutim.

Foto: The Sun

Gervinho, Newcastle vs Arsenal / 2011

The Gunners kishin pritur shumë nga Fervinho, mirëpo debutimi i tij nuk shkoi siç duhej, duke u përplasur me Joey Barton dhe pasoi me tri ndeshje përjashtimi.

Foto: The Sun

Emmanuel Frimpong, Sheffield Wednesday vs Barnsley / 2014

Pas vetëm 30 minutash që ishte futur në lojën e tij të parë për Barsnleyn, Frimpong ishte përjashtua me dy kartonë të verdhë për ndërhyrje në një lojtar të njëjtë.

Foto: The Sun

Marcel Desailly, Coventry vs Chelsea / 1998

Mbrojtësi francez kishte kaluar te Chelsea pas një suksesi në Kupën e Botës, mirëpo kishte një paraqitje të tmerrshme ndaj lojtarëve si Dion Dublin dhe Darren Huckerby, që të dy shënuan në portën e The Blues.

Foto: The Sun

Ali Dia, Southampton vs Leeds / 1996

Kush mund të harrojë Ali Dian, që kishte gënjyer se ishte kushëriri i George Weah dhe kishte arritur të debutonte për Southamptonin, mirëpo gjërat nuk kishin shkuar për të si duhej dhe ishte zbuluar se kishte gënjyer dhe se nuk ishte futbollist profesionist. /Telegrafi/

Foto: The Sun

Në trend Sport

Më shumë
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

NBA

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

La Liga
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Kalo në kategori