LAJMI I FUNDIT:

Nënshtrimi i francezeve përballë Majlinda Kelmendit

Nënshtrimi i francezeve përballë Majlinda Kelmendit

Priscilla Gneto pranon se është mbajtur mirë përballë Majlinda Kelmendit. Xhudistja franceze qëndroi për 3:21 minuta në tatami në finale të kampionatit evropian, të enjten e kaluar, në Kazan të Rusisë.

Gneto rezistoi për më shumë se tre minuta luftë, por më pas Kelmendi tregoi se pse është bindshëm më e mira e kategorisë deri 52 kilogramë. Hodhi mjeshtërisht xhudisten franceze dhe e mbylli luftën finale me “Ippon”, përcjell sot Koha Ditore.

Në gjysmëfinale Kelmendi pati punë me një franceze tjetër, shtatlartën Annabelle Euranie. Euranie u mbajt edhe më gjatë, lufta zgjati katër minuta të rregullt. Majlinda fitoi falë dy dënimeve që i kishte Euranie, derisa ajo nuk e kishte asnjë.

Euranie e Gneto janë xhudistet më të mira të Francës në kategorinë deri 52 kilogramë. Franca është forcë në xhudon botërore.

Euranie e Gneto janë lart në renditje dhe në zonën që ua siguron normën olimpike. Por vetëm njëra prej tyre do të jetë në “Rio 2016”.

Dy francezet e njohura kanë edhe një të përbashkët tjetër, pos “luftës” që po e bëjnë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike. Ato asnjëherë nuk kanë fituar ndaj Majlinda Kelmendit. Të dyja e vlerësojnë lart Kelmendin, të cilën një medium i njohur francez e ka quajtur versioni i Teddy Riner te xhudistet.

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Bundesliga
Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Premier League
Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori