Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, drejtori i Bankës Evropiane për Zhvillim në Prishtinë, Neil Taylor dhe drejtori i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 26 milionë euro.
“Në këtë projekt përfshihen të gjithë kolektorët dhe ndërtimi i impiantit që është fabrika më e madhe për përpunimin dhe pastrimin e ujërave të ndotura që vijnë nga fshatrat dhe vendbanimet e Gjilanit dhe jashtë komunës sonë për të preventuar ndotjen e lumenjve. Qytetarët e komunës së Gjilanit, ne veçanti, Malisheva, Uglari dhe Pogragja dhe vendbanimet që janë më së shumti të prekura, do t’i gëzohen më së shumti këtij projekti”, ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Investitorë janë BERZH’i, Banka Evropiane për Investime dhe Komuna e Gjilanit. Janë tre partnerë që do të mbulojnë miliona euro në ndërtimin e impiantit, ndërsa Qeveria e Kosovës është garantuese e kredisë së butë, pro pjesa më e madhe do të jetë grant. Pra, kemi hyrë në fillimin e fundit të realizimit të projektit kryesor, që nënkupton largimin e të gjitha vadave, përrockave dhe ujërave të zeza, e që do ta bëjnë Gjilanin qytet të pastër, me lumenj të pastër dhe me sistem modern të impiantit”, ka shtuar Haziri.
Drejtori i Bankës Evropiane për Zhvillim në Prishtinë, Neil Taylor, theksoi se impianti do të ketë kapacitet për 76 mijë banorë, duke shtuar se bashkë me kryetarin e Gjilanin dhe drejtorin e “Hidromoravës”, janë dakorduar që puna të nis në vitin e ardhshëm.
“Para dy jave kemi nënshkruar në Sarajevë marrëveshjen për kredi me Qeverinë e Kosovës dhe jemi duke e financuar implementimin e këtij projekti së bashku me Bankën Evropiane Investive dhe një pjesë është në formë granti nga BE. Jam shumë i lumtur që ky është investimi i parë në nivel komunal jashtë kryeqytetit dhe jemi pajtuar që kjo të jetë strategjia jonë për fokus në infrastrukturën komunale. Impianti do të ketë kapacitet për 76 mijë banorë”, është shprehur Taylor.
Kurse, drejtori i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, gjatë adresimit para gazetarëve, ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për, siç tha, sjelljen e këtij donacioni të madh në Gjilan.
“Përfitues të këtij projekti janë qytetarët e Gjilanit, ku do të kenë një ambient më të pastër. Në projekt përfshihen kolektorët e ujërave të zeza, ku do të investohet në një gjatësi prej 38 kilometra, për të përfunduar me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Impianti është paraparë të ndërtohet në rrethinë të Uglarit, në një sipërfaqe prej shtatë hektarëve”, ka përfunduar Suliqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre