LAJMI I FUNDIT:

Nën regjinë e Ibrahimovicit – Milani triumfon në udhëtim te Napoli

Nën regjinë e Ibrahimovicit – Milani triumfon në udhëtim te Napoli
Foto: AC Milan/Twitter

Milani e ka mposhtur Napolin në kuadër të javës së tetë në Serie A me rezultat 3-1.

Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin, duke kaluar në epërsi pas vetëm 20 minutash lojë.


Ishte Theo Hernandez që dhuroi një asistim perfekt për Zlatan Ibrahimovicin, që shënoi një gol të bukur me kokë.

Në 45 minutat e dytë, Milani ishte sërish më kërkues dhe në minutën e 54-të, ishte sërish sulmuesi suedez që shënoi, derisa Ante Rebic ishte në rolin e asistuesit.

Por, Napoli filloi të këndellej dhe e ngushtoi epërsinë e  mysafirëve në 2-1 me golin e Dries Mertens (63′).

Një minutë pas golit të tyre, napolitanët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Tiemoue Bakayoko pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga takimi.

Deri në fund, Milani arriti të shënonte edhe një herë me anë të Jens Hauge që shënoi në minutën e 90+5, për t’i marrë kështu tri pikë të plota në stadiumin San Paolo.

Pas javës së tetë, Milani është lider me 20 pikë, derisa Napoli në të gjashtin me 14 sosh.

Në javën e nëntë, Rossonerët do të takohen me Fiorentinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori