Negredo i lumtur që do të luajë për Pellegrinin

“Futbolli i Pellegrinit është shumë sulmues, atraktiv. Atij i pëlqen ta mbajë topin, të luajë me pasime. Ai ka arritur gjëra të shkëlqyeshme në Spanjë, andaj do të jetë kënaqësi të punoj me të”.
“Ai më telefonoi dhe më shpjegoi se si e sheh këtë projekt. Vërtet nuk kisha nevojë shumë për t’u lutur, por po, ai ishte bindës”, ka thënë spanjolli.
Negredo do të konkurrojë për një vend në sulm me Sergio Aguero, Edin Dzeko dhe një tjetër nënshkrim të ri, Stevan Jovetic, i cili po ashtu sapo është transferuar në Etihad. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/07/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































