LAJMI I FUNDIT:

Negociatat për tregti SHBA-Kinë vazhdojnë më 28-29 mars

Negociatat për tregti SHBA-Kinë vazhdojnë më 28-29 mars

Një delegacion Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga përfaqësuesi i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin do të vizitojnë Kinën në 28-29 mars për raundin tjetër të negociatave.

Zëvendëskryeministri kinez Liu He do të udhëtojë në Uashington në fillim të prillit për bisedime shtesë. Aktualisht dy ekonomitë më të mëdha në botë përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare për t’i dhënë fund muajsh mosmarrëveshjesh, përcjell Telegrafi.

Bisedimet ballë për ballë do të jenë të parat që kur presidenti Donald Trump vonon afatin e 1 marsit për të shmangur një rritje të tarifave në vlerë prej 200 miliardë dollarë të importeve kineze për 25 për qind.

Trump paralajmëroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mund të lënë tarifat për mallrat kineze për një “periudhë të konsiderueshme” për të siguruar që Pekini të jetë në përputhje me ndonjë marrëveshje tregtare, duke shtuar pasigurinë rreth bisedimeve. /Telegrafi/