LAJMI I FUNDIT:

Neelam Gill hedh poshtë aludimet për një lidhje me Leonardo DiCaprion

Neelam Gill hedh poshtë aludimet për një lidhje me Leonardo DiCaprion

Neelam Gill i ka adresuar thashethemet se ajo dhe Leonardo DiCaprio janë të përfshirë në mënyrë romantike.

“Thjesht për të pastruar çdo thashethem… Unë nuk jam ‘flaka e re’ e Leonardo DiCaprios”, sqaroi modelja britanike, 28 vjeçe, në një postim në InstaStory.


“Në fakt, unë jam në një marrëdhënie të përkushtuar me mikun e tij të mirë dhe jemi prej shumë muajsh tashmë”.

Foto: Instagram

Gill së fundmi nxiti spekulime se ajo kishte qenë në lidhje me DiCaprio, 48 vjeç, sepse ata u panë duke u shoqëruar në disa raste.

Leonardo DiCaprio fotografohet sërish me modelen Neelam Gill në jaht, shtohen dyshimet për një lidhje të re
Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio fotografohet sërish me modelen Neelam Gill në jaht, shtohen dyshimet për një lidhje të re

Ata janë fotografuar në një jaht në Sardenja të Italisë të premten dhe janë parë sërish së bashku në Saint Tropez javën e kaluar.

Foto: Backgrid

Muajin e kaluar, ajo doli edhe për darkë në Paris me yllin e “Titanic” dhe mikun e tij më të mirë, Tobey McGuire.

Në maj, Gill dhe DiCaprio u panë përsëri duke shijuar një vakt të këndshëm së bashku në një restorant.

Në atë kohë, ata u bashkuan nga nëna e yllit të filmit, Irmelin Indenbirken, në pikën e Londrës, Chiltern Firehouse.

Foto: Backgrid

Megjithatë, burimet thane për Page Six edhe atëherë se Gill dhe DiCaprio nuk po takoheshin, duke vënë në dukje se ajo po shihte një nga miqtë e tij, i cili gjithashtu mori pjesë në darkë.

Leo këtë periudhë ka qenë duke u komentuar edhe për një lidhje dashurie me modelen Gigi Hadid. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori