LAJMI I FUNDIT:

Nedim Bajrami në janar mund të largohet nga Empoli, tani e duan tri skuadra tjera në Serie A

Nedim Bajrami në janar mund të largohet nga Empoli, tani e duan tri skuadra tjera në Serie A

Nedim Bajrami është lojtari kryesor i Empolit këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer me fanellën bardhekaltër dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave tjera italiane.


22-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Falë formës fantastike të tij, interesim kanë shprehur tri skuadra italiane si Lazio, Cagliari dhe Sassuolo.

Mediat e ndryshme në Itali kanë raportuar se shqiptari mund të largohet qysh në janar nga Empoli nëse vije oferta e duhur.

Lazio është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shqiptarin dhe ai në kryeqytetin italian shihet si zëvendësuesi adekuat i Luis Albertos që mund të largohet.

Edhe Sassuolo duket shumë e interesuar, derisa më pak shanse ka Cagliari që ndodhet në zonën e rrezikshme.

Sigurisht edhe Bajrami është i interesuar për të ndryshuar ambient, pasi do të shkonte në ndonjërën skuadër më të madhe se Empoli dhe do të fitonte edhe pagë më të lartë se sa fiton aktualisht.

Bajrami vlerësohet mbi 10 milionë euro nga skuadra e tij aktuale Empoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori